E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënon rivalin e pronës, përfundon në polici 30-vjçarja

Durrës, 24 janar NOA - Një 30-vjçare do të
ndiqet penalisht nga polica pasi kërcënoi me anë të telefonit një person.

L.Xh., 30-vjçe lindur në Elbasan e banuese në
lagjen Nr.13 në Durrës, do të hetohet nga policia pasi më datë 22 janar të këtij
viti dyshohet se ka kërcënuar nëpërmjet telefonit shtetasin A.T, banues në të
njëjtën lagje.

Burime nga policia thanë se sherri mes tyre ka
nisur për motive pronësie.

Sipas policisë materialet për veprën penale të
përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike në ngari të 30-vjçares i
kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›