Ina Rama shkon në Romë

Romë, 25 Janar NOA – Prokurorja e Përgjithshme
Ina Rama niset për në kryeqytetin italian Romë, pasi atje do të nënshkruhet
Memorandumi për luftën kundër krimit të organizuar.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë NOA nga
burime zyrtare të këshillit të Evropës dhe Prokuroria e Shtetit italian.
Ata thanë se prokurorët e përgjithshëm të
gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria, do të nënshkruajnë
sot (e Hënë) në Romë memorandumin e plotësuar për mirëkuptim dhe bashkëpunim në
luftën kundër krimit të organizuar.Nga Këshilli i Evropës është sinjalizuar se Memorandumin do ta nënshkruajnë
kryeprokurorët e Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe
Serbisë. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti në Romë, pritet që prokuroritë shtetërore të
bashkëpunojnë ngushtë në ndjekjen penale të pjesëmarrësve të krimit të
organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit.
Zyra e shtypit të Ina Ramës nuk ka dhënë
konfirmim zyrtar për mediat, për vizitën dhe ende nuk dihet asgjë për takime të
mundshme të saj në Romë.
e.r/NOA