E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, hidhet nga kati i pestë kamerierja

Një grua 50 vjeçe është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në qytetin e Patosit. Gruaja që ka tentuar vetëvrasjen është Valbona Boçaj, 50 vjeçe. Sipas burimeve spitalore Fier, mësohet se ajo është ende në gjendje kritike. Gruaja e pamartuar, me profesion kameriere, jetonte në lagjen "29 Marsi" të Patosit. Ajo vuante prej pak kohësh nga çrregullime mendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›