Shkoi tek i fejuari, zhduket e reja
Humb kontaktin me familjen që prej katër ditësh një 19-vjeçare nga fshati Gjeroven i Beratit. Oriola Sulku ishte nisur të dielën për të shkuar te familja e të fejuarit, në fshatin Kamçisht të Lushnjës, por nuk është kthyer më pranë familjes. Mësohet se vajza kishte fjetur të dielën te shtëpia e të fejuarit dhe të hënën ishte nisur për në shtëpinë e saj, por nuk ka mbërritur.