E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk paguhen prej gjashtë muajsh, 88 policë kërcënojnë me grevë

Hyn në muajin e gjashtë mospagesa e policëve që ruajnë Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Ndërsa qëndrojnë në pritje për të marrë pagën e munguar për afro gjysmë viti, të 88 uniformat blu që mbrojnë KPTHN-në Ballsh kërcënojnë se të enjten do të hynë në grevë, duke lënë edhe vendshërbimet e tyre. Dje në mesditë, për më shumë se katër orë, të gjithë policët e KPTHN-së kanë protestuar përpara Komisariatit të Policisë Ballsh. Ndërsa prisnin një përgjigje prej kreut të komisariatit, kanë thënë se protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në format më të rënda. Edhe pse prej disa kohësh u premtua zgjidhje për pagesën e policëve, sërish gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve. Dhjetëra herë ata kanë kërkuar me forcë pagën që u takon. Pas premtimeve të pambajtura nga ana e eprorëve të tyre, të 84 policët dhe 4 oficerët kërcënojnë se do të hidhen në protesta, duke lënë edhe vendin e punës. Mësohet prej policëve të KPTHN-së se protesta do të shkojë deri dhe në grevë urie. Policët kanë gjashtë muaj që nuk paguhen, edhe pse u kërkohet të qëndrojnë në pune.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›