Kavajë, gjendet një kufomë në rrugë
Kufoma e një 59-vjeçari është gjetur dje në Kavajë, për të cilin policia dyshon se ai është viktimë e një aksidenti automobilistik. Në orën 11:00, në kanalin anësor të rrugës Kavajë-Rrogozhinë, është gjetur një kufomë, që i përket shtetasit Bakri Alla, nga Librazhdi. Trupi kishte dëmtime të ndryshme me karakteristika të traumës automobilistike.