Gjyqtari Qani Hasa kundërshton përgjimet
Padia
Gjyqtari Qani Hasa, i akuzuar për korrupsion nga Prokuroria e Tiranës, ka kundërshtuar sërish provat e organit të akuzës në gjykatë. I pezulluari nga togat e zeza ka bërë një padi në Gjykatën e Tiranës, ku kërkon ndalimin e përdorimit të përgjimeve që janë realizuar në dëm të tij në qytetin e Elbasanit, ku ushtronte edhe detyrën para pezullimit të tij nga KLD-ja. Hasa deklaron se “rezultatet e përgjimit nuk mund të përdoren kur janë bërë jashtë rasteve të lejuara nga ligji ose kur nuk janë respektuar dispozitat e këtij seksioni”. Pra, sipas tij, përgjimi që ka realizuar shtetasi që e ka denoncuar është i paligjshëm. Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për gjyqtarin dhe e ka dërguar çështjen në gjykatë.
#