E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovenia në prag krize ekonomike për shkak të shpenzimeve të mëdha

SLLOVENI- Kryeministri slloven Janez Jansha deklaroi se qeveria e tij ka zbuluar "vrimë të madhe" prej 550 milionë euro shpenzime shtetërore të paplanifikuara për këtë vit, për shkak të cilave do të mund të vendoset nën pikëpyetje pagesa e pagave në sektorin shtetëror nga fundi i vitit 2012.

"Për këtë arsye do të vendosim frenat në shpenzime duke përfshirë edhe shpenzimet brenda qeverisë”,- delaroi Jansha. Sipas tij kursimi është vetëm 50 për qind nga dalja e krizës ekonomike. Gjysma tjetër duhet të sigurohet me iniciativa për hapjen e vendeve të reja të punës dhe lehtësimeve investuese.

Kryeministri slloven deklaroi se do të tentojë të sigurojë marrëveshje me sindikatat, punëdhënësit dhe partnerët e tjerë sociale për kursimin e nevojshëm, ndërsa me pas do të fillojë me reforma strukturore dhe do të marrë masa për ringjalljen e ekonomisë.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›