Kupa, fiton Tirana, incident në Vllaznia-Skënderbeu
TIRANË- Tirana ka arritur fitoren e dytë në grupin A të Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur 2-1 Kamzën. Skuadra bardheblu duket drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, teksa pas 3 ndeshjes ka 7 pikë në grup. Ndaj Kamzës, Tirana vijoi serinë e rezultateve të mira në Kupë, një kompeticion ku këtë sezon nuk ka hasur asnjë problem.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Kastrioti ka fituar 4-2 me Bylisin, duke marrë vendin e dytë në grupin A. Në ndeshjet e vlefshme për grupin B, Flamurtari nuk shkoi më se një barazim pa gola ndaj Laçit, duke mbetur në vendin e fundit me vetëm 1 pikë. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Në Shkodër, sfida u mbyll me një incident, pasi tifozët shkodranë goditën me topa bore trajnerin e Skënderbeut Stanislav Levi, ndërsa ky i fundit ishte duke folur live në televizion.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)