E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohen Leskaj dhe Totozani

Bujar Leskaj dhe Igli Totozani janë dy drejtuesit më të rinj të dy institucioneve kushtetuese, dhe respektivisht të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokatit të Popullit. Të dy kanë bërë betimin dje para Kuvendit, duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e punës në krye të këtyre institucioneve të rëndësishme. Por para se të kalonte në procesin e betimit, Kuvendi ka miratuar me 127 vota pro, 2 kundra dhe 3 abstenime kandidaturën e Igli Totozanit si Avokat të Popullit. Totozani u propozua nga Partia Socialiste, pas një procesi të veçantë përzgjedhës, ku morën pjesë 32 kandidatë. Dy ditë më parë ai kaloi me konsensus edhe në komisionin e Ligjeve. Më pas Kuvendi ka vijuar me betimin fillimisht të Bujar Leskajt, i cili, pasi kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka lexuar formulën e betimit, ai ka thënë vetëm “Betohem”. Të njëjtën procedurë ka ndjekur edhe Totozani, duke shënuar kështu fundin e procesit të plotësimit të vendeve vakante në institucionet e rëndësishme kushtetuese, siç është KLSH dhe Avokati i Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›