Fushata- PS, Rama: Më shume investime në spitale
Kryetari i PS-se, Edi Rama viziton spitalin rajonal të Kukësit. "Një nga shtatë pikat e programit tonë është reforma radikale e sistemit shëndetësor"- tha Rama i cili premtoi dhe investime në të gjitha spitalet rajonale të vendit.
KUKES- Kreu i PS, Edi Rama, është ndalur në spitalin rajonal të Kukësit. Ai ka bashkëbiseduar me mjekë dhe infermierë pasi një nga pikat e rëndësishme të programit të ri të socialisteve është Shëndetësia. Kalimi në një shërbim shëndetësor universal është një nga piketat e rithemelimit-sic e vlereson Rama-të Sistemit Shëndetësor në vend, pasi me këtë skemë një pjesë e rëndësishme e popullsisë nuk merr dot një mjekim.
"Një nga shtatë pikat e programit tonë është reforma radikale e sistemit shëndetësor për të kaluar nga një sistem i falimentuar bazuar në sigurime shëndetësore, që ka lënë 40 % të popullit jashtë sistemit, ndër ta pjesa më e madhe në zorën veriore, në një sistem shëndetësor universal. Ky do të jetë një system që do të trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë”- tha Rama.
Kryetari socialist premtoi për një plan investimesh ne spitalet rajonale te vendit: “Pjesë e reformave janë dhe një plan investimesh për spitalet rajonale, duke mundësuar, nga njëra anë rritjen e cilësisë së shërbimit në QSUT por edhe në të gjitha spitalet rajonale të vendit”- vazhdoi Rama, i cili theksoi domosdoshmërinë e një politike të re edhe në sektorin e shëndetësisë.
(s.g/BalkanWeb)