Kina, lider në energjinë e pastër
Kina ka planifikuar një ndryshim
shumë të madh në
prodhimin e energjisë dhe
më konkretisht në përdorimin e
energjisë së erës dhe asaj diellore
me shumicë gjatë dhjetëvjeçarit
të ardhshëm. Planet e saj janë që
deri në vitin 2020, një e pesta e
energjisë së saj të përftohet nga
burime të rinovueshme. Këto
plane u bënë të ditura dje në
median perëndimore nga një
zyrtar i lartë i qeverisë së Pekinit.
Sipas tij, këto objektiva me siguri
që do të tejkaloheshin dhe vitet
në vijim do të shihnin një rritje
shumë të madhe të aksesit në
këtë lloj energjie të padëmshme.
Sipas planit aktual të zhvillimit,
objektivi për energji diellore
është 30 gigavat, por objektivi i ri
mund të kapë shifrën 100 gigavat
deri në vitin 2020. Kështu kapaci-
teti i mekanizmave për përftimin
e energjisë diellore do të trefishohet.
"Ne po formulojmë një plan
shumë të madh për energjinë e
rinovueshme dhe jemi të sigurt
që do të jemi lider në botë", bëri
të ditur zyrtari kinez. Aktualisht
një objektiv i tillë është i njëjtë
me atë që Europa i ka vënë vetes
dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë
jo vetëm për Europën, që
ka një standard jetese shumë
më të lartë se Kina, por edhe për
vende të tjera që janë mbrapa me
arritjen e objektivave të tillë për
prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Objektivin ambicioz,
Pekini synon që ta arrijë përmes
kanalizimit të një sasie të madhe
të paketës së stimulit ekonomik.
Në tërësi pritet që investimi të
kapë shifrën 30 miliardë dollarë
që do të shpenzohet direkt në
projektet e ambientit dhe reduktimin
e emetimit të gazeve të
dëmshme. Qeveria do të hedhë
para edhe në shtrirjen e sistemeve
të prodhimit të energjisë
diellore. Kina është tashmë nga
vendet liderë në këtë drejtim me
130 milionë kilometra katrorë
tashmë të instaluara në vend dhe
me planin për të investuar shumë
më tepër. Objektivi i Kinës është
që në vitin 2020 të ketë arritur
shifrën 200 metra katrorë.
shumë të madh në
prodhimin e energjisë dhe
më konkretisht në përdorimin e
energjisë së erës dhe asaj diellore
me shumicë gjatë dhjetëvjeçarit
të ardhshëm. Planet e saj janë që
deri në vitin 2020, një e pesta e
energjisë së saj të përftohet nga
burime të rinovueshme. Këto
plane u bënë të ditura dje në
median perëndimore nga një
zyrtar i lartë i qeverisë së Pekinit.
Sipas tij, këto objektiva me siguri
që do të tejkaloheshin dhe vitet
në vijim do të shihnin një rritje
shumë të madhe të aksesit në
këtë lloj energjie të padëmshme.
Sipas planit aktual të zhvillimit,
objektivi për energji diellore
është 30 gigavat, por objektivi i ri
mund të kapë shifrën 100 gigavat
deri në vitin 2020. Kështu kapaci-
teti i mekanizmave për përftimin
e energjisë diellore do të trefishohet.
"Ne po formulojmë një plan
shumë të madh për energjinë e
rinovueshme dhe jemi të sigurt
që do të jemi lider në botë", bëri
të ditur zyrtari kinez. Aktualisht
një objektiv i tillë është i njëjtë
me atë që Europa i ka vënë vetes
dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë
jo vetëm për Europën, që
ka një standard jetese shumë
më të lartë se Kina, por edhe për
vende të tjera që janë mbrapa me
arritjen e objektivave të tillë për
prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Objektivin ambicioz,
Pekini synon që ta arrijë përmes
kanalizimit të një sasie të madhe
të paketës së stimulit ekonomik.
Në tërësi pritet që investimi të
kapë shifrën 30 miliardë dollarë
që do të shpenzohet direkt në
projektet e ambientit dhe reduktimin
e emetimit të gazeve të
dëmshme. Qeveria do të hedhë
para edhe në shtrirjen e sistemeve
të prodhimit të energjisë
diellore. Kina është tashmë nga
vendet liderë në këtë drejtim me
130 milionë kilometra katrorë
tashmë të instaluara në vend dhe
me planin për të investuar shumë
më tepër. Objektivi i Kinës është
që në vitin 2020 të ketë arritur
shifrën 200 metra katrorë.