E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia shqiptare ende e ekspozuar ndaj efekteve te krizes greke

Ne Tirane eksperte te huaj dhe vendas vleresuan sot se ekonomia shqiptare gjendet ende e ekspozuar ndaj efekteve te krizes greke se ciles rrezikon ti shtohen edhe ato te Italise. Sipas ekspertit gjerman Jens Bastian Shqiperia mund te gjendet e shtypur mes ketyre dy vendeve. Ne nje takim te organizuar nga Istituti i Studimeve nderkombetare u fol gjate per pasojat e shumanshme te kesaj situate te provokuar nga kriza e borxheve dhe ekspertet vendas kerkuan qe autoritetet te bejne kujdes mes parametrat e brishte te deficitit dhe borxhit publik.

Per efektet e krizes greke ne Shqiperi eshte folur here pas here e duket se ajo do te vazhdoje te objekt i debateve mes eksperteve persa kohe shenjat nga ekonomia e fqinjit jugor te Shqiperise nuk do te jene pozitive. Ne nje leksion te mbajtur sot ne Tirane eksperti gjerman Jens Bastian u shpreh se jane disa rreziqet te cilat duhen mbajtur parasysh duke permendur ketu efektin e papunesise ne rritje ne Greqi qe prek se pari emigrantet  uljen e flukse te kapitaleve te huaja apo dhe rrezikun e terheqjes se investitoreve si pasoje e perceptimit te krizes  e cila ka prekur edhe vendet e rajonit. Nje tjeter rrezik sipas zotit Bastian nje njohes i mire i realitetit ekonomik grek lidhet edhe me bankat greke filialet e te cilave ne Shqiperi kane reduktuar kreditimin e ekonomise shqiptare.

Kesaj situate i shtohet edhe rreziku i krizes ne Itali gje e cila do ta vinte Shqiperine sipas zotit Sebastian ne nje pozicion sanduic. Nje shqetesim te madh qe une kam lidhur me Shqiperine eshte se nese kjo krize nuk zgjidhet shpejt dhe thelle Shqiperia rrezikon te shtypet mes dy vendeve qe kane probleme me krizen e borxhit mes Greqise ne Jug dhe Italise ne verilindje.

Nga ana e saj dekania e fakultetit te Ekonomise ne Universitetin europian te Tiranes Luljeta Minxhozi u shpreh se Shqiperia duhet te nxjerre mesime nga kriza greke. Ajo foli per nevojen e nje kujdesi me shifrat mbi parametrat makroekonomike te vendit si dhe per nje qendrim me realist ndaj treguesve fiskal e monetar.

Kriza greke filloi si nje krize e borxheve filloi kur Greqia e kaloi fort kufirin e percaktuar nga Be per deficitin buxhetor dhe borxhin publik. Praktikisht Shqiperia eshte ne ato kufij. Ajo e ka kaluar dy here kufirin e lejuar te deficitit buxhetor dhe eshte gati ne 60 per qind te nivelit te borxhit ndaj prodhimit te brendshem kombetar. Por eshte shume i larte dhe tregon se financat publike nuk jane ne gjendje te mire. Pra duhet te jete nje sinjal i forte alarmi per nje rishikim te gjetjes se burimeve te rifinancimit te  shpenzimeve.

Per drejtuesin e Qendres se Studimeve ekonomike Zef Preci mund te flitet edhe per pasoja afatgjata te krizes mbi ekonomine vendase. Ekonomia shqiptare perben nje shembull qe ka shenuar rritje edhe ne periudhen e krizes. Por nese shohim parashikimet per 2011-2016 kjo rritje sipas FMN pritet te jete ne kufijte 3.4-4.5 per qind cka eshte larg pritshmerive dhe eshte tregues i nje rimekembje shume te ngadalte dhe teresisht te varur nga zhvillimet ne ekonomine greke per shkak te dergesave te emigranteve.

Ne fakt te ardhurat nga emigrantet shqiptare pasi arriten nivelin me te larte ne 2007 me afer 952 milion euro nisen menjehere qe ne 2008 me shperthimin e krizes globale nje renie progresive duk arritur ne 2010 ne 692 euro. Nderkohe qe kjo renie ka vazhduar edhe ne tremujorin e pare te ketij viti.

Por sipas ekspertit gjerman pasojat mund te mos jene vetem ne planin ekonomik por edhe ate politik per vendet e Ballkanit. Sipas tij kjo krize e eurozones i shtohet lodhjes se Bashkimit europian ndaj Zgjerimit e per pasoje pas anetaresimit te Kroacise vendeve te mbetura ende jashte mund tu kerkohen rregullate reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›