Shqiperi Parlamenti miraton paketen fiskale

Ne Shqiperi parlamenti miratoi sot me votat e shumices demokrate paketen fiskale e cila parashikon ndryshime ne disa prej taksave
Paketa e re propozon pergjysmimin e akcizes per birren vendase dhe uljen ne nje mase me te vogel te asaj te importit nderkohe qe ne rritje eshte akciza per disa produkte nafte qe perdoren nga industria.
Nje nga masat me te rendesishme sipas qeverise eshte heqja e detyrimeve doganore per importin e lendeve te para per industrione e fasoneve si dhe per veshjet e kepucet.
Jane masa te cilat sipas kryeministrit Sali Berisha synojne te mbrojne dhe nxisin prodhimin vendas si dhe te krijojne vende te reja pune. Po ashtu eshte parashikuar edhe nje sisitem i ri taksimi per automjetete
Parlamenti miratoi sot edhe dekeretet e presidentit per emerimin e dy ministrave te rinj ne kabinetin e kryeministrit Berisha.