OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it dhe NATO-s në Bosnjë
NEW YORK - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjati mandatin 12 mujor të misionit të Bashkimit Europian dhe NATO-s për asistimin e Bosnjës në çështjet e sigurisë, në kohën kur situata e sigurisë në rajon vlerësohet të jetë “një kërcënim për paqën dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Misioni i BE-së në Bosnjë (EUFOR) dhe qendra ushtarake e NATO-s në Sarajevë, e përbërë nga disa qindra ushtarë dhe anëtarë të stafit civil, do të vazhdojnë misionet e tyre deri në nëntor të vitit 2012.
Këshilli 15 anëtarësh i Sigurimit miratoi unanimisht një rezolutë me të cilën autorizohen të gjitha shtetet për marrjen e masave të nevojshme në asistimin e BE-së dhe NATO-s.
Sipas rezolutës, të dy mekanizmat mund të marrin gjithashtu të gjitha masat e nevojshme “për të mbrojtur vetën nga sulmet apo kërcënimet për sulme”.
Misioni EUFOR ishte angazhuar, për herë të parë, në vitin 2004 duke zëvendësuar një mision stabilizues të Kombeve të Bashkuara me qëllim asistimin e Bosnjës në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995.
(er.nu/rel/BalkanWeb)