Fier, mbyllet kutia me kontributet për Mejsin, nëna apel shtetit për ndihmë
FIER- 18 mijë euro janë mbledhur në qytetin e Fierit në përpjekje për të shpëtuar vogëlushen Mejsi Xhaxhaj , e cila rrezikon të vdesë, për shkak të një tumori të rrallë. Kutia me kontributet për 2-vjecaren u mbyll sot, ndërkohë që operacioni që mund ti shpëtonte jetën kushton 40 mijë euro.
Nëna e dy vjeçares, Majlinda i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë teksa e shqetësuar është shprehur për News24 se “koha nuk pret, gjendja e vajzës po përkeqësohet”.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë një ditë më parë dhuroi 3 mijë euro për Mejsin, duke iu bashkuar kështu nismës së nisur nga "News 24" dhe "BalkanWeb".
Deri më tani apelit të prindërve të Mejsit për ndihmë i janë bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë derdhur të holla në llogarinë bankare të hapur me këtë rast në "Credins Bank", ku shuma e mbledhur arrin n렠21 milion e 5 mije euro.
Gjithashtu, nismës së ndërmarrë nga kompania "Focus Media Group" i janë bashkuar edhe Bashkia Fier, forumi rinor Kristian Demokrat, gjimnazi “Petro Nini Luarasi” Tiranë, ndërkohë që sinjale pozitive vijnë edhe nga kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Halim Kosova.
Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon t'i marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.
Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë. Nr. kontakti 0693737533. Ndërsa në 'Credins Bank' është hapur ky numër llogarie për të kontribuar 000000460931.
(e.m/BalkanWeb)