Muhedini: Shqipëria dhe Greqia të zgjidhin çështjen çame
Komuniteti çam kërkon që të pajiset me shtetësinë greke, pasi i është hequr padrejtësisht. Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, në një intervistë te "Zëri i Amerikës", tha se shteti grek në këtë rast ka shkelur parimet themelore të të drejtave të njeriut.
"Ky mund të jetë rasti i parë në botë ku i hiqet shtetësia një krahine të tërë, pa marrë lejen e askujt. Shteti grek duhet t‘i pajisë me shtetësi dhe nuk duhet të bëj paralelizma me komunitetin grek, pasi ai e ka dyshtetësinë", tha Muhedini.
I pyetur nëse çështja çame duhet të ngrihet paralelisht me integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian, Muhedini vuri në dukje se PDI kërkon dhe ka prioritet
përparimin e Shqipërisë. "Kështu që ne si forcë politike mendojmë se me këtë politikë që bën Partia Demokratike në marrëdhënie me Greqinë, dy vendet janë fqinje dhe është mirë të mos kenë probleme", theksoi ai. Muhedini tha se shteti grek po jep një kontribut. "Kjo nuk do të thotë që duhet të bëhet pengesë çështja çame. Shqiptarët çamë kërkojnë zgjidhje sipas standardeve europiane. Ata janë shtetas grekë me kombësi shqiptare dhe shteti grek bën pjesë në Bashkimin Europian, por këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut", vijoi kreu i PDI-së. Më tej, Muhedini e vuri theksin te respektimi i të drejtave të komunitetit çam. "Këtu kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut. Kemi të bëjmë me dy standarde në Shqipëri. Këtu flitet për një komunitet grek, për të cilin shteti është shumë i ndjeshëm për t‘i respektuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian, por mbi të gjitha duhet të jetë i ndjeshëm me popullsinë çame, e cila ka vuajtur gjithë këtë genocid, ka një spastrim etnik, ka një dëbim nga shtëpitë dhe pronat e tyre, ndaj mendoj se është detyrë e shtetit shqiptar dhe e shtetit grek që ta marrë dhe ta zgjidhë këtë problem, pavarësisht problematikës që ka", përfundoi ai.