E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, një person i maskuar grabit filialin e një banke



Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur në Fier filialin e një banke. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme. Sipas burimeve nga policia, në filialin e bankës është futur një person i maskuar, i cili ka kërcënuar arkëtaren t’i dorëzonte të gjitha paratë që kishte në bankë. Kjo e fundit ka rezistuar dhe grabitësi ka qëlluar në ajër për ta trembur atë. Punonjësja është detyruar që t’i japë lekët, ndërsa grabitësi i maskuar është larguar më pas me shpejtësi. Në vendngjarje shkoi edhe policia e Fierit. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, grabitësi është ndihmuar nga persona të tjerë gjatë vjedhjes së djeshme. Ai dyshohet të jetë i moshës rreth 30 vjeç. Policia e Fierit njofton se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të vjedhjes së bankës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›