E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier pas vdekjes nga gazi kontroll ne pikat e tregtimit

/ /

FIER - Pikat e shitjes se gazit vazhdojne te jene teresisht te pasigurta ne qytetin myzeqar. Ngjarja e ndodhur pak dite me pare ne Fier kur nje punetor i shperndarjes se pikes se gazit humbi jeten ka bere qe prefektura Fier te rishohe situaten e sigurise se pikave te gazit ne kete rreth. Sipas specialisteve Fieri nuk eshte i sigurt ne pikat e shitjes se gazit. Shqetesimi me i madh i zyres se emergjences prane prefektures ne Fier mbeten pikat e tregtimit te shitjes se gazit me pakice. Keshtu vetem ne bashkepunim me Policine Bashkiake te Fierit keto dy dite jane kryer 10 kontrolle dhe jane ndeshkuar me nga 5 mije leke 5 pika te tregtimit te gazit qe nuk i kane plotesuar kushtet. Keto pika mesohet se kane qene te shitjes se gazit me pakice. Por megjithate serish ato jane ne funksion te aktivitetit te tyre pavaresisht gjobave. Nderkohe perfaqesuesi i repartit te mbrojtjes nga zjarri ne prefekturen e Fierit Izet Ymeraj jep alarmin per kete problem. Rrezik per jeten e tyre dhe te qytetareve qe banojne perreth jane sidomos pikat e shitjes me pakice te gazit te lengshem me sakte ato te mbushjes se gazit te lengshem. Ato nuk plotesojne kushtet teknike. Dhe te te gjitha keto pika jane ushtruar kontrolle dhe u jane vendosur gjobat. Si institucion prefektura po ben te pamunduren per te sistemuar kete problem. Jane vene ne levizje te gjitha zyrat deklaroi Ymeraj. Per te parandaluar kete fenomen qe po merr jete njerezish prefektura ka hartuar nje plan pune qe ne bashkepunim me instanca te tjera sic eshte Policia Ndertimore dhe ajo Bashkiake per heqjen dhe crrenjosjen e ketyre pikave te gazit ku ushtrojne aktivitetin e tyre teresisht jashte cdo lloj kushti teknik. Pjesa me e madhe e tyre tregtojne ne katet e para te pallateve. Ne Fier operojne rreth 16 impiante shitjeje te gazit te lengshem ku 8 jane ne Fier 5 ne Lushnje dhe 3 ne Mallakaster.       m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›