Dy te vdekur ne dy aksidente rrugore ne Tirane
TIRANE - Dy persona kane gjetur vdekjen ne dy aksidente te ndryshme qe ndodhen gjate oreve te vona te se martes ne kryeqytet. Ne te njejten zone dhe ne nje hark kohor te shkurter mbeten te vdekur dy persona nje kalimtar dhe drejtuesi i nje mjeti qe levizte me shpejtesi dhe u perplas me nje tjeter makine. Aksidentet u shenuan ne nje kohe prej me pak se 2 oresh dhe ne nje distance te afert me njeri-tjetrin. Nje kalimtar qe po tentonte te kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin u perplas nga nje makine e cila levizte me shpejtesi me drejtim nga kryqezimi i rruges Siri Kodra kryqezimi i spitaleve. Kalimtari gjeti vdekjen e menjehershme dhe drejtuesi i mjetit u arrestua menjehere tek vendi i aksidentit prane Selvise me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor. Vetem dy ore me pas disa metra me larg por ne te njejten zone nje tjeter aksident i mori jeten drejtuesit te nje mjeti. Burime nga policia thane se viktima pasi eshte perplasur me nje automjet qe vinte perballe tij tek Medreseja ka humbur drejtimin dhe eshte futur brenda nje dyqani duke thyer vetraten e xhamit. Si pasoje e perplasjes se forte ka gjetur vdekjen e menjehershme.