Bumçi: Ekipi i peshëngritjes më i miri i të gjitha kohrave
TIRANE- Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci ka zhvilluar një takim me ekipin e peshëngritjes, para pjesëmarrjes së këtyre të fundit në kampionatin botëror, që do mbahet në Francë në datat 5-13 Nëntor 2011.
Ministri Bumci u premtoi sportitësve se dikasteri që ai drejton, do të tregojë më shumë vëmendje për sportistët, ndërsa shprehu konsideratën më të lartë për ekipin, duke i cilësuar si më të mirët e të gjitha kohrave.
"Ju jeni krenari kombëtare për vlerat e larta që tregoni në këtë disiplinë sportive. Ju përgëzoj për punën e mirë që bëni nën drejtimin e trajnerit tuaj. Kam besim të plotë, dhe ndihem tepër i sigurtë që edhe në këtë eveniment Botëror “Paris 2011” skuadra jonë Kombëtare e Peshëngritjes do të tregojë vlerat më të mira dhe do të grumbullojë pikët e duhura ekipore për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike “Londër 2012”, u shpreh ministri duke ju uruar fitore në këtë Botëror.
(ma.ar/BalkanWeb)