Alarmi, kanceri i gjirit, 410 raste të reja çdo vit në Shqipëri
TIRANË- Kanceri i gjirit përbën sëmundjen më serioze dhe një nga problemet më të rëndësishme për shëndetin e grave në vendin tonë. Alarmin për rritjen progresive të rasteve të reja që paraqiten në spitalet tona e jep ish-drejtori i Shëndetit Publik Alban Ylli.
Sipas tij, nisur nga të dhënat e spitaleve evidentohen 410 raste të reja çdo vit, por numri mund të jetë edhe më i madh për shkak të mos regjistrimit të sëmundjes në zonat rurale.
“Tendenca për rritje tashmë në Shqipëri është e padiskutueshme. Kjo është e provueshme qoftë nga të dhënat kombëtare të prodhuara nga shërbimi onkologjik, qoftë nga të dhënat e vlerësuara. Jo vetëm për arsye të rritjes së moshës mesatare, ne po kemi gjithmonë e më tepër vdekje, por me shumë gjasa mund të ketë raste të tjera në Shqipëri që vdesin nga kanceri dhe nuk regjistrohen në sistemin tonë të informacionit. INSTAT vazhdon të prodhojë botime, në të cilat mungon në mënyrë specifike kanceri i gjirit”, tha Ylli.
Në aktivitetin e organizuar nga klubi i gazetarëve të shëndetësisë, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Në luftën kundër kancerit të gjirit” referuan edhe shumë mjekë të tjerë të fushës, të cilët trajtuan sëmundjen e kancerit të gjirit dhe faktorët e riskut.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Alarmi, kanceri i gjirit, 410 raste të reja çdo vit në Shqipëri