Kartat, qeveria i bie gongut
Shtetasve pa pasaportë u ngelen edhe 24 orë afat për të aplikuar për kartat e identitetit. Ministria e Brendshme ka sqaruar dje se për personat pa pasaportë zyrat e gjendjes civile do të qëndrojnë të hapura deri më datën 15 qershor nga ora 8.00-22.00. Të gjithë personat që do të aplikojnë brenda datës 15 qershor dhe nuk kanë pasaportë do të kenë mundësi ta marrin kartën e identitetit përpara datës 28 qershor, për të votuar. Në të kundërt, kjo kategori e shtetasve pa dokument identiteti ose pasaportë nuk do të mund të votojnë dot në zgjedhjet e 28 qershorit. Zgjidhja e mënyrës së votimit më 28 qershor vazhdon të ngelet një dilemë, ndërkohë që dy forcat e mëdha politike vazhdojnë përplasjen për letërnjoftimet elektronike. Asgjë nuk është e qartë deri në këto momente se çdo të ndodhë pas 15 qershorit, ku megjithëse aplikimet për kartat e identitetit do të vazhdojnë, kompania "Aleat" nuk do të jetë në gjendje për efekt kohe të prodhojë kartat e identitetit. Nga ana tjetër vlen të theksohet se personat që duan të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, kanë shkuar për të bërë aplikimet në zyrat e gjendjes civile, ndërsa problematike është situata në zonat rurale, ku defektet me aparaturat apo incidentet e vogla kanë penguar individët të bëjnë aplikimin. Ende nuk ka një përgjigje dhe zgjidhje për mënyrën sesi do të votojnë më 28 qershor personat që nuk disponojnë pasaportë dhe nuk kanë mundur dot të marrin kartën e identitetit gjatë kësaj periudhe. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve pa pasaportë që të paraqiten për të aplikuar për letërnjoftimet elektronike, por nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë pas 15 qershorit. Deri ditën e djeshme janë shpërndarë 914 mijë karta identiteti dhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja sqaron se janë prodhuar mbi 1.2 milionë karta dhe numri i tërheqjes së tyre nuk i kalon 1 milion.
Ministria e Brendshme informoi opinionin publik se aplikimi për letërnjoftimet elektronike për të gjithë shtetasit që nuk zotërojnë pasaportë do të vazhdojë deri më datën 15 qershor. "Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë të vazhdojnë të paraqiten për të aplikuar", theksoi Konja. Ministria e Brendshme u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet elektronike të prodhuara. "Të gjitha zyrat për aplikimin dhe shpërndarjen e kartave janë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndaj u lutemi të gjithë qytetarëve të shkojnë dhe të tërheqin sa më parë letërnjoftimet e tyre elektronike", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Ky dikaster ende nuk ka dhënë shifra të plota dhe të qarta se sa është numri i personave pa pasaporta të cilët kanë bërë aplikimin për kartat e identitetit. 15 qershori po afron dhe ende i paqartë është gjithashtu edhe numri i personave pa pasaportë, të cilët nuk do të kenë letërnjoftimin elektronik më 28 qershor.
Jehona
E përditshmja pasqyron me tone ironie lajmin për listat zgjedhore në Shqipëri
Gazeta britanike "The Sun": Në
Shqipëri votojnë edhe të vdekurit
Shqipëria u ofron shans të vdekurve për votim. Ky është titulli që ka pushtuar gazetën britanike "The Sun". Përpos fotove ekskluzive mes Kristiano Ronaldos dhe Paris Hillton, gazeta "The Sun" i ka lënë hapësirë edhe procesit parazgjedhor në Shqipëri.
Parregullsitë me listat e zgjedhësve në Shqipëri, ku ende ekzistojnë persona që janë 159 vjeç gjejnë jehonë edhe në median britanike. "Shqipëria u jep shansin për të votuar më 28 qershor të gjithë qytetarëve përfshi edhe ata të lindur në shekullin e 19", thuhet në fillim të artikullit në "The Sun". Kjo gazetë i referohet zbulimit të këtij skandali nga Partia Socialiste, e cila dy ditë më parë bëri publik, rastin e një 159-vjeçareje që ekzistonte ne listat e qytetarëve me të drejtë vote. "The Sun" thekson se të tilla raste mund të jenë me mijëra. Kjo gazetë me rreth 3 milionë lexues, ka kontaktuar me zëdhënës të Ministrisë së Brendshme dhe me Partinë Socialiste.
Kontakti
Kjo gazetë me rreth 3 milionë lexues, ka kontaktuar me zëdhënës të Ministrisë së Brendshme dhe me Partinë Socialiste
Shtetasit e huaj me qëndrim afatgjatë në Shqipëri do të pajisen me pasaportë të posaçme. Ngjyra e kapakut do të jetë blu
Qeveria: Pasaporta biometrike edhe për shtetasit e huaj
Shtetasit e huaj me qëndrim afatgjatë në Shqipëri do të pajisen me pasaportë të posaçme. Këshilli i Ministrave ka vulosur vendimin që do të pajisë shtetasit e huaj në Shqipëri me pasaportë të veçantë, e cila do të ketë çip të sigurisë së lartë. Dokumenti me 32 faqe do të ketë ngjyrë blu, do mbajë sipër dy shirita të verdhë. Në pjesën ballore të kapakut të dokumentit do të jetë shënuar në gjuhën shqipe dhe angleze "Republika e Shqipërisë". Në pjesën e mesit do të vendoset emblema e Republikës së Shqipërisë dhe në pjesën e poshtme të saj do të shkruhet "Dokument udhëtimi për refugjatët". Dokumenti i udhëtimit për refugjatët në pjesët e tjera të saj do të jetë i njëjtë me pasaportën biometrike të shtetasve shqiptarë. Leja e qëndrimit për shtetasit e huaj do të ‘zëvendësohet‘ me pasaportën për të huajt në Republikën e Shqipërisë. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pasi Këshilli i Ministrave miratoi përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe modelin e ri të lejes së qëndrimit për shtetasit e huaj në Shqipëri. Leja e qëndrimit do të jetë minimalisht 10-vjeçare. Procedura e aplikimit të lëshimit të këtyre dokumenteve përcaktohet me vendimin e Ministrisë së Brendshme. Për hartimin e këtij vendimi është dashur bashkëpunimi i tri ministrive, asaj të jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Kjo ministri ka të drejtën e zbatimit të këtij vendimi. Ekzekutivi ka vendosur që modeli i këtyre pasaportave të jetë i njëjtë me atë të shtetasve shqiptarë, ku do të ndryshojë vetëm kapaku i faqes së parë dhe ngjyra që do të kenë pasaportat për shtetasit e huaj. Ky vendim u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të neneve 94 dhe 30 pika tre të ligjit numër 9959 datë 17.07.2008 për të huajt dhe nenit 12 të ligjit numër 8432 datë 14.12 1998 për azilin në Republikën e Shqipërisë. Në vendimin e qeverisë specifikohet se pasaportat për shtetasit e huaj do të realizohen pas lidhjes së kontratës me kompaninë fituese. Duke iu referuar të dhënave, në Shqipëri pjesën më të madhe të të huajve e zënë kinezët dhe turqit. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, shtetasit turq dhe kinezë kanë qenë më të privilegjuar në marrjen e lejes së qëndrimit në vendin tonë. Ligji i ri për të huajt ka lehtësuar edhe më tepër procedurat e pajisjes me leje qëndrimi për shtetasit që mbërrijnë për punë, misione fetare apo për motive familjare në Shqipëri. Pas Kinës dhe Turqisë renditen maqedonasit, bullgarët, britanikët, gjermanët, afrikanët. Ndërkohë, në Shqipëri shtetasit e huaj që kërkojnë leje qëndrimin nuk kanë hasur në mohimin e zyrtarëve vendas për dhënien e kësaj të drejte.