E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagoset me armë zjarri 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit në rrethana end të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Apollonia” në Fier ku 23-vjeçari D.Sinani banues në Patos është plagosur me armë zjarri.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit dhe pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›