E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Aleanca Kuq e Zi proteston kundër Bollanos

VLORE-Aleanca “Kuq e Zi” ka protestuar sot në Vlorë kundër kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollano.
Përfaqësues të aleancës “Kuq e Zi” kanë protestuar sot kur pritet që në Vlorë të zhvillohet edhe gjyqi për kryebashkiakun e Himarës i cili akuzohet për korrupsion.
“Kërkojmë drejtësi. Askush nuk është mbi ligjin. “Bullonat” ligjor duhet të vihen për Bollanon. Patriotizmi grek strehë e korrupsionit Bollano, rrënoi perlën e bregdetit jugor” ishin disa nga thirrjet e përfaqësuesve të aleancës “Kuq e Zi” kundër kryebashkiakut të Himarës.

Aleanca nesër vijon turin në Pogradec për mbledhjen e firmave për peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›