E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bllokohet 5 kg drogë në autobus pranga transportuesit

KAKAVIJE - Të paktën 5 kg marijuanë u bllokuan mbrëmë nga policia lokale, ndërsa një 24 vjeçar u arrestua për trafikim, njoftuan sot burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, në jug të vendit.
“Lënda narkotike, e mbështjellë me letër natriban ishte fshehur në autobuzin e linjë ndërkombëtare Tiranë-Athinë (Greqi) nga Ermal Çela, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, tashmë i arrestuar”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Ndaj 24 vjeçarit kanë nisur proçedurat ligjore për paraburgimin e tij”, vijon komunikata, duke shtuar se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat nga një person, ende i paidentifikuar nga policia.
Ky është rasti i gjashtë që policia e qarkut të Gjiroakstrës bllokon në jug të vendit lëndë narkotike, nga 2 ton marijuanë te sekuestruar e me 47 autorë të implikuar një vit më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›