Fier, plagoset me armë zjarri në banesë një vajzë 26-vjeçare
FIER-Një 26-vjecare është plagosur me armë zjarri në Fier, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja është shënuar rreth orës 11.30 në lagjen 'Kastrioti'. Sipas policisë, 26-vjeçarja me iniciale S.K është qëlluar në pjesën e barkuk me një plumb, ndërsa ka qenë në banesën e saj.
Ajo është transportuar në spitalin rajonal të Fierit, ku mjekët konfirmojnë se ndodhet ne gjendje të rëndë. 26-vjeçarja banonte në një pallat ende në ndërtim, ku jetonin vetëm disa familje.
Informacionet janë ende të rezervuara, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)