Studimi: Prindër që 13 vjeç, i regjistrojnë në emër të gjyshërve
TIRANE - Fëmijë që lindin nga prindër 13 apo 14 vjeç e që për pasojë mbeten të paregjistruar. Ky është një prej përfundimeve, në të cilin ka arritur studimi "Analiza e barrierave ndaj shërbimeve të shëndetit riprodhues për grupet vulnerable", fokusuar në rrethet Lezhë, Kuçovë dhe Berat.
Ky studim u zbatua nga organizata Asistencë për Komunitetin në Shqipëri, ndërsa u mbështet nga Drejtoritë e Shëndetit Publik në qytetet ku edhe u zhvillua. Një e dhënë tjetër që del nga ky studim ka të bëjë sërish me faktin e regjistrimit të fëmijëve të lindur nga prindër të rinj, pasi rezulton se në shumë raste ata regjistrohen në emër të gjyshërve dhe jo të prindërve të tyre realë. Ndonëse përpunimi i plotë i të dhënave është në proces, autorët e tij ngritën shqetësimin mbi fenomenin e martesave në moshë të hershme. Sipas koordinatores së studimit Holta Koçi, është pikërisht ky fenomen që po sjell edhe mosregjistrimin e fëmijëve.
"Për martesat e hershme kufiri ka zbritur tek 13 vjeç. Kemi raste edhe 10 dhe 12 vjeç në komunitetin rom. Në shumicën e rasteve janë diku tek 14-15 vjeç, që është goxha poshtë kufirit të lejuar për martesat. Martesat e hershme sjellin në jetë edhe fëmijë që duhet të regjistrohen dhe mbeten të paregjistruar. Këtu fillon problematika e mosrregjistrimit",- u shpreh Koçi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)