E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, prefekti: E kemi situatën në dorë

FIER - Reshjet e ditëve e fundit kanë bërë që lumi Seman dhe ai Vjosës të kalojnë lartësinë e lejuar, ndërkohë që disa fusha bujqësore janë përmbytur dhe disa kanale kulluese rrezikojnë të dalin nga shtrati. Kjo ka ndodhur në lagjen "Afrim", një lagje periferike e Fierit.


Kanalet kullues që kalojnë pranë shtëpive janë të bllokuara, duke bërë që ujërat të depërtojnë në oborret e banesave. Në kushtet e krijuara edhe tokat e mbjella në shumë vende janë përmbytur duke zhdukur bimësinë nën ujëra. "Kasollet janë të përmbytura nga reshjet e shiut, - shprehen banorët. - Në mëngjes kemi parë se shumë haje për bagëtitë janë dëmtuar".


Ata shprehen se për çdo vit kjo situatë përsëritet sa herë që bie shi. Megjithë premtimet, sipas tyre, asgjë nuk është bërë. Ndryshe ka ndodhur në fushat bujqësore në komunat Topojë e Ndërmënas. Investimi në lumin e Roskovecit ka bërë të mundur që të gjitha ujërat e shirave që vijnë nga fushat, të derdhen në këtë kanal duke bërë të mundur kullimin e tokave bujqësore. Prefekti i Fierit, Bujar Hasa, lidhur me këtë situatë u shpreh se nuk ka pasur ndonjë problem shqetësues.


"Situatën e kemi në dorë dhe kemi marrë masa si në lumin Vjosë, ashtu dhe me hidrovoret për të mos u përsëritur rastet si ato të vitit të kaluar, ku ka pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›