Veshja e policisë, ja mekanizmi i përvetësimit
Kush fshihet pas Uniformës së re dhe Shenjave të Policisë së Shtetit. Hije dyshimi mbi tenderin 12 miliardë lekë për Uniformat e Policisë së Shtetit
(Vijon nga numri i kaluar)
Qeveria shqiptare me VKM nr.79 datë 21.1.2009 ka vendosur miratimin e Stemës, të Uniformës, Gradave, Emblemës, Flamurit dhe Shenjave të Policisë së Shtetit.
Në zbatim të VKM-së nr.53, datë 21.01.2009 "Për ngarkimin e Ministrisë së Brendshme për kryerjen e procedurave të Prokurimit Publik, në emër dhe për llogari të Këshillit të Ministriave, ministrive dhe institucioneve të varësisë, për disa mallra dhe shërbime (fletore zyrtare numër 8, 9 Shkurt 2009), Agjencia e Prokurimit Publik (APP) (buletini 9 Shkurt 2009), nxorri udhëzimin nr.1 datë 06.02.2009, i cili udhëzonte autoritetet kontraktore, të dërgonin në organin qendror blerës pranë Ministrisë së Brendshme, të dhënat teknike dhe sasiore, së bashku me fondin përkatës për blerje uniformash dhe elementë përbërës të tyre (uniforma për strukturat e mbrojtjes, rendit, gardës, doganave etj si dhe elementë përbërës të tyre, rripa, stema, grada etj) si dhe blerje këpucësh (këpucë uniforme, stërvitje etj).
Gjithashtu APP sipas pikës 2 të udhëzimit nr.1 datë 06.02.2009, udhëzoi autoritetet kontraktore të dërgonin pranë organit qendror blerës Ministria e Brendshme me anën e një shkrese të veçantë të bërë në formë shkresore dhe elektronike nevojat për mallrat dhe shërbimet, sipas pikës 1 të VKM numër 53 datë 21.01.2009 ku përcaktohen specifikimet teknike, sasitë e mallrave ose shërbimeve që do të prokuroheshin si dhe fondet në dispozicion (pa TVSH).
Ndryshe nga autoritetet kontraktore të ministrive dhe institucioneve të tjera, që plotësonin kërkesat për blerje, duke detajuar objektet, vlerën, kohën e zhvillimit të tenderit dhe procedurat e prokurimit, APP pranoi dhe publikoi në rregjistrin e parashikimeve 2009 blerjet nga autoriteti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, tenderin me fond limit 650 milionë lekë në total, pa specifikuar se kush janë objektet, veshjet, elementët dhe gjithë ky fond nuk është preventivuar.
Por në buletinin 11/1 të datës 16 Mars 2009 i Këshillit të Ministrave, fondi limit për "blerje uniformash për policinë" kap vlerën 978.242.990 lekë (pa TVSH) me një rritje prej 436.5757.990 lekë (pa TVSH), ose 80 për qind më shumë. Kjo kohë qëlloi para zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit 2009, me një buxhet me shpenzime të mëdha elektorale dhe nuk pati ndonjë vendim qeverie për ndonjë buxhet të dytë shtesë për "blerje e uniformave të policisë".
Tenderi prej 978.242.980 lekë për uniformat lë shteg për abuzim korruptiv. Neni 20 për "Prokurimin Publik" shprehet se : Autoritetet kontraktore duhet të shmangin cdo kriter kërkesë apo procedurë të lidhet me kualifikimin e operatorëve ekonomikë, që përbën diskriminimin ndaj ose midis furnizuesve apo kontraktorëve ose ndaj kategorive të tjera.
Por kërkesat teknike specifike për Lotin i "Blerje e uniformave dhe elementëve përbërës" për DPP, treguan se kriteret e veçanta të kualifikimit ishin të diktuara nga firmat që i plotësonin ato, të paracaktuara për të fituar tenderin e uniformave të reja të policisë dhe nga ana tjetër këto pengonin pjesëmarrjen e firmave të tjera në tender.
Arsyet e ndryshimit të Uniformës dhe të Shenjave të Policisë së Shtetit, janë ato të rivlerësimit financiar, sepse cmimet e realizuara deri më tani kishin rënë shumë poshtë në emër të kursimit dhe realizimi i procedurave të tenderit, por në fakt të mashtrimit në dëm të cilësisë.
Në dy tre vitet e fundit po përmendin disa realizime të Uniformës: kështu një komplet kostumi blu policie (dy kapele, xhaketë, dy palë pantallona) u realizua me 9 mijë lekë (pa TVSH), në Shtator 2006 për 10 mijë kostume policie, një këmishë policie u realizua me 800 lekë (pa TVSH) në vitin 2008 për 22 mijë copë këmishë.
Një kostum shërbimi (një kapele, xhaketë, pantallona) u realizua me 2700 lekë për 8500 kostume doku shërbimi. Një palë grada të mëdha u realizuan me 600 lekë (pa TVSH) për 3228 palë grada. Një palë këpucë për uniformë (gjysma verore) u realizua me 1400 lekë (pa TVSH).
Ajo që bie në sy nga ndryshimet që ka pasuar Uniforma e Policisë së Shtetit është se 7800 punonjës policie nga të cilët 7400 meshkuj dhe 400 femra do të veshin dhe do të shkojnë në punë me uniformë ceremoniale, si kostum, këmishë, këpucë lustrafine dhe kravatë.
Ndërsa 5000 punonjës policie do të mbathin "Këpucë me qafa amfibe"!!!!!, sikur këto forca janë të gjithë punonjës policie të kufirit ujor e bregdetar. Sot është e vështirë të shohësh që dy policë bashkë të kenë të veshur të njëjtën uniformë, siç vishet njëri nuk vishet tjetri.
Ca policë kanë për përdorim kostume, xhaketa e pantallona me vija, ca pa vija. Ka në përdorim lloj-lloj modele xhupash, ca blu, ca të zinj, ca me mbishkrimin "POLICIA" e ca pa të, lloj-lloj këpucësh etj. Punonjësit e trafikut dhe të qarkullimit rrugor, ca me veshje fosfororeshente të verdha, sa me kominoshe blu, ca me stema e grada, ca pa to.
* Nënkomisar, ish-specialist veshmbathje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
Vendimi i qeverisë, një lesh e li antiligjore
"Aftësi" apo "paaftësi", vendimi i qeverisë, që mban nr.79 datë 21.01.2009 "Për miratimin e Stemës, të Uniformës, Gradave, Emblemës, Flamurit dhe Shenjave të Policisë së Shtetit" është një rrëmujë. Këshilli i Ministrave në pikën 1 të këtij vendimi, pas fjalës "Flamuri" ka vendosur të shtojë fjalët "Stemave të shërbimeve", të cilat nuk përfshihen në titullin e vendimit nr.79. Ndërsa në pikën 2 të këtij vendimi, Këshilli i Ministrave ka vendosur ta heqë fjalën "Stemave të shërbimeve" dhe i trajton në këtë vendim në pikën 2.2.
Stemat, sipas shërbimeve të policisë do të jenë: 2.2.1 Stema e departamentit të Kufirit dhe Migracionit; 2.2.2 Stema e Policisë së Rendit; 2.2.3 Stema e Policisë Rrugore; 2.2.4. Stema e Forcave Speciale; 2.2.5 Stema e FNSH. K. Ministrave, shton dhe trajton në pikën 2.2.6 Logoja e Policisë, e cila nuk përfshihet në titullin e vendimit nr.79.
Uniforma që renditet e dyta në titullin e vendimit nr.79, kalon dhe renditet e treta në pikën 2.2.3. të këtij vendimi. Uniformat, por nuk i trajton (nuk i përshkruan) se kush janë objektet dhe modelet e tyre, që përfaqësojnë këto uniforma, si fjala vjen kostum policie në përbërje: kapele, xhaketë, pantallona dhe që vishet me këmishë, kravatë, pulovër, këpucë etj.
Gradat që renditen të treta në titullin e vendimit nr.79, kalon dhe renditet dhe trajtohet e pesta në pikën 2.5 të këtij vendimi. Gradat sipas niveleve në Policinë e Shtetit. Vlen të përmendim nenin 38 "Paraqitja e Gradave të ligjit nr. 9749 datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit", i cili shprehet: paraqitja, forma dhe ndërtimi i Gradave miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Mirëpo në VKM nr.79, datë 21.01.2009, nuk shikohet gjëkundi se, kush është forma e gradave të reja të Policisë së Shtetit?
Flamuri që renditet i pesti në titullin e vendimit nr.79 kalon dhe renditet dhe trajtohet i fundit në këtë vendim, por që duhet të renditet i pari (neni 5 i Ligjit nr.9749 datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit"), po të respektohej renditja.
Këshilli i Ministrave, ndryshe nga titulli i vendimit nr.79, në pikën 4 të këtij vendimi ka vendosur që Uniforma nga e dyta e rendit të parën, Stemën nga e para e rendit të dytën, Emblemën nga e katërta e rendit të tretën, Flamurin nga i pesti e rendit të katërtin , Gradat nga i treti i rendit të pestat.
Po në këtë pikë (pikën 4), K.Ministrave shton fjalët "Stemat e shërbimeve të Policisë së Shtetit", ndërsa fjalët dhe Shenjave të Policisë së Shtetit, që përfshihet e fundit në vendimin nr.79, e heq nga pika 4 e këtij vendimi.
Këshilli i Ministrave, në pikën 5 të vendimit nr.79 shfuqizon vendimin e shfuqizuar të K.Ministrave nr.332 datë 02.06.1998 "Për miratimin e Uniformës dhe të Stemës së pol