Fier, rritet numri i të papunëve
Nëse u referohemi statistikave të Drejtorisë së Shërbimit dhe Punësimit në Fier, vërehet se numri i personave që janë regjistruar si punëkërkues është shtuar me afro 570 të tillë. Ndërsa muajt e parë të këtij viti deklarohej zyrtarisht se numri i punëkërkuesve ishte 17560, ky numër aktualisht ka shkuar në 18012 të papunë.
Drejtoria e Shërbimit dhe e Punësimit deklaron zyrtarisht se të dhënat e siguruara prej saj dëshmojnë fare qartë se numri më i madh i bizneseve që operojnë në Qarkun e Fierit, me gjithë trumbetimin e krizës ekonomike botërore dhe asaj në vend, ruajnë numrin e punonjësve që kanë pasur në fund të vitit të shkuar dhe se nuk kanë reduktuar punëtorë në masë.
"Në rang qarku, papunësia është në masën 18012 persona. Vetëm Rrethit të Fierit nga kjo shifër i takojnë 9854 të papunë, ai i Lushnjës ka 6498 persona të papunë, ndërsa Mallakastra numëron 1665 persona të papunë. Të paktën kështu tregojnë të dhënat që janë regjistruar në zyrën tonë rajonale, edhe pse në realitet kjo shifër mund të jetë më ndryshe. Shifra e dhënë nga ne varet nga numri i personave që i drejtohen zyrës së punës për t‘u regjistruar", ka shpjeguar Kristaq Lena, kreu i Drejtorisë së Shërbimit dhe Punësimit. Por, në realitet situata është krejt ndryshe nga si e paraqet Drejtoria e Shërbimit dhe Punësimit. Shumë përfaqësues biznesesh nuk kanë paguar detyrimet tatimore, shumë të tjerë kanë deklaruar falimentimin e tyre, si dhe qindra të tjerë kanë deklaruar vështirësi për të mbajtur të hapur bizneset e tyre. E për të gjitha këto deklarojnë zyrtarisht autoritetet tatimore, të cilat pohojnë gjithashtu bashkë me falimentimin dhe vështirësitë e shumë bizneseve, shumë persona kanë humbur vendet e punës. Por, mesa duket, këta të papunë nuk kanë besim te Zyra e Punës dhe nuk i janë drejtuar asaj për t‘u regjistruar si të tillë. Fakt shqetësues është edhe deklarimi që vjen prej filialeve të disa bankave në Fier, që përkon me vështirësinë e pagesës së shumë punonjësve në sektorin privat. Përfaqësues të mjaft bankave kanë pohuar se "me dhjetëra biznese kanë ulur ndjeshëm numrin e punonjësve në skemat e tyre, pasi nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për pagat e tyre. Nga muaji në muaj, aktivitetet private ulin numrin e punonjësve që kanë të deklaruar dhe që kanë pasur të regjistruar në skemat e pagave".