Temperaturat e larta, fluks pacientësh në spital
Rritja e temperaturave në ditët e fundit ka shtuar dhe numrin e fëmijëve të prekur me virozë. Në repartin e pediatrisë së spitalit rajonal të Beratit paraqiten çdo ditë mbi 20 fëmijë të moshës nga 0-vjeç, të cilët vijnë nga qendra të ndryshme urbane. Por nuk përjashtohen edhe moshat më të mëdha nga prekja me virozat e stinës, fluksi i të cilave po shkon drejt shifrave tepër të larta. Mjekët e repartit të pediatrisë bëjnë të ditur se ndryshe nga vitet e tjera, sivjet rastet e paraqitura kanë shfaqur probleme të ndryshme dhe më shumë komplikacione, të cilat dyshohet ta kenë origjinën e tyre te ujërat e ndotur të
pishinave, tek ushqimet që ata marrin në fast-food-e, apo edhe te frutat e perimet OMGJ. "Këtë vit stina e verës ka ardhur me disa veçori dalluese nga vitet e tjera, ku veç rregullimeve gastro-intestinale, fëmijët kanë probleme të organeve të frymëmarrjes, në mushkri dhe pjesë të tjera të organizmit", sqaroi mjeku Vladimir Kumaku. Sipas tij, simptomat e fëmijëve të prekur që janë paraqitur deri tani, kanë qenë: dhimbje fyti, dhimbje muskulore, këputje të trupit, mungesë oreksi. Po ashtu, këtë vit, sipas mjekut pediatër, ka pasur raste të shumta të fëmijëve të sëmurë nga infeksione të ndryshme, si pasojë e frekuentimit të pishinave. Sipas tij, kujdesi shëndetësor parësor duhet të marrë masa për t‘i kontrolluar këto pishina në mënyrë periodike për filtrimin dhe klorinimin e ujit.