Invalidët, bashkia krijon mundësinë për 35 vende parkimi
Bashkia e Tiranës sapo ka përfunduar procedurat për pajisjen me autorizim të invalidëve për parkimin në 35 vende pika-parkimi, me një dhe dy vende. Kjo për mjetet udhëtuese të invalidëve dhe shoqëruesve të tyre.
Vendparkimet e instaluara në qytet për personat me aftësi të kufizuara janë vendosur në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve, pranë spitaleve, kinemave, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe vende të tjera, të cilat janë më të frekuentuara për ta.
Procedura që duhet të ndiqet tani është pajisa me autorizim të invalidëve, që shoqërohen nga persona të tretë, automjetet e të cilëve, pavarësisht nga pronësia, do të kenë lehtësira. Të dy grupet e mësipërme, pas pajisjes me autorizim, kanë të drejtë t‘i parkojnë mjetet në vendparkimet e rezervuara, pa pagesë dhe pa kufizim në kohëzgjatje.