E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e zakonshme boshatisin spitalin

Grafiku i pushimeve verore në radhët e punonjësve të shëndetësisë është përcaktuar rreth një muaj më parë. Pavarësisht këtij planifikimi "institucional", pjesa më e madhe e mjekëve preferojnë t‘i marrin pushimet në fundin e korrikut dhe në muajin gusht. Dimri, pranvera dhe vjeshta janë sezonet më të preferuara për të kryer më shumë punë. Madje fluksi dhe mbipopullimi i pacientëve për ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale, për terapi për dhurim gjaku është më i madh dhe më i shpeshtë në këto stinë.

Me ardhjen e verës, puna dhe kërkesat për kryerje të ndërhyrjeve shihet me "frikë" nga pacientët, por edhe jo me shumë dëshirë nga mjekët. Mjekët presin që të qetësohen pas muajve të lodhshëm që kanë lënë pas. Por edhe infeksionet spitalore, si pasojë e temperaturave të larta, janë të pranishme më tepër në temperatura të larta//////////////////////////////////. Dje, në qendrën spitalore universitare, "Nënë Tereza", përveç urgjencave, shërbimet e tjera ishin të qeta, madje "të braktisura". Korridoret nuk ishin të mbipopulluara në pritje të doktorit, nuk kishte as radhë pas dyersh dhe qytetarë që kërkojnë shpjegime te personeli teknik.

Pushimet e verës

Nga temperaturat e larta, stresi, rivaliteti, problemet e shqetësimet e përditshme të punës, duan të largohen të gjithë. Të paktën për pak kohë. Të njëjtat kërkesa kanë edhe mjekët, pavarësisht se problemet me shëndetin, aksidentet e të papriturat nuk "bëjnë" asnjëherë pushim. Duke përjashtuar shërbimin e urgjencave, pjesa dërrmuese e pavijoneve dje në QSUT ishin pothuajse bosh. Shumë dyer gjendeshin të mbyllura, por edhe korridoret ishin të qeta, të boshatisura. Pakkush mund t‘i binte derës dhe ta gjente atë të hapur. Shumica ishin të mbyllura me çelës, mjekët janë larguar me pushime. Ndërkohë që shërbimi pret e përcjell pacientë, duke dhënë shërbim të reduktuar, ata mjekë që janë roje e duhet të mbulojnë edhe punët e kolegëve, janë të mbingarkuar. Ata duhet të mbulojnë edhe "normën" e shokëve dhe shoqeve.

Operacionet,

me planifikim

Drejtoria e qendrës spitalore universitare, "Nënë Tereza", ka sqaruar se mbyllja e operacioneve me planifikim në muajt e verës është thjesht një psikozë dhe ndërhyrjet kirurgjikale janë pjesë e punës dhe detyrimeve që ka spitali. Por jo vetëm kaq. Nga ana tjetër, qendra spitalore në Tiranë, spital i nivelit terciar, i plotëson të gjitha parametrat për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale edhe në kohën kur termometri shënon temperatura të larta si këto ditë. Sallat e operacionit janë me kondicionerë, dezinfektimi kryhet siç duhet, ambientet pastrohen njësoj si në të gjitha stinët e tjera kur temperaturat janë normale apo tepër të ulëta. Kështu, sipas QSUT-së, ata që nuk kryejnë operacione nuk e realizojnë për dëshirë apo zgjedhje personale, jo sepse spitali ka mbyllur dyert dhe ka ndërprerë ndërhyrjet me planifikim.

Operacionet e planifikuara janë ato ndërhyrje kirurgjikale të paracaktuara sipas një rendi dhe disiplinës në spital.

Mjeku që do të kryejë operacionin vendos datën, orën dhe njofton shefin e shërbimit për numrin e operacioneve që ka të planifikuar në axhendën e tij. Më pas shërbimi bën me dije drejtorinë e qendrës për operacionet që do të kryhen rreth një harku të caktuar kohor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›