U hodh nga kati i katërt bashkë me vajzën, babai: Divorci i la shenjë të hidhur
DURRES - Pas divorcit, vajza ime pësoi gjendje shoku. Ndonëse nuk i mungonte asgjë, divorci i la shenjë shumë të hidhur në jetë". Kështu u shpreh dje Thoma Dhaskali, babai i 32-vjeçares Elona Qirici.
Dyshohet se vajza juaj është hedhur nga pallati. Mund të na thoni se përse e bëri një akt të tillë?
Nuk e di çfarë të them, sepse unë pas divorcit me burrin e saj, e mora dhe e mbajta në shtëpi Elonën. Ata u ndanë kur Elona e kishte vajzën të mitur. Menjëherë pas divorcit, vajza ime pësoi gjendje shoku dhe depresioni. Çfarë nuk kemi bërë për ta ndihmuar.
A është vizituar nga mjekët specialistë?
E çuam në Tiranë menjëherë, dhe në atë kohë u shtrua për disa javë tek Spitali nr 5. Mori mjekim dhe gjithçka nevojitej. Ime bijë herë bëhej mirë, dhe herë kishte shqetësime.
Po gjatë këtij viti është vizituar vajza juaj?
Ishte me mjekime të vazhdueshme nga mjekët psikiatër. Por ajo ishte neglizhente. Duhej t'i qëndronim ne në kokë për të pirë ilaçet. Kishte periudha që i pinte, kishte periudha që nuk i pinte, dhe ne detyroheshim që të shkonim në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme. Vajzës sime, - pavarësisht se jetonte në kushte shumë të mira ekonomike dhe nuk i mungonte asnjë gjë, - divorci i la shenjë shumë të hidhur në jetë.
Ngjarja
32-vjeçarja Elona Dhaskali Qirici ra nga kati i 4-ërt i një pallati së bashku me vajzën e saj 6 vjeçe. Ishte nisur ta çonte të bijën në kopësht, por të dyja u gjendën të shtrira e të gjakosura përtokë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 08:30 në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia, e cila dërgoi urgjentisht në spital nënë e bijë. Me gjithë ndihmën e mjekëve, 32-vjeçarja nuk mundi t'u mbijetonte plagëve. Ajo ndërroi jetë një orë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ndërkohë, mjekët deklaruan se 6-vjeçarja shpëtoi mrekullisht dhe se nuk ka pësuar fraktura në trup dhe në kokë. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia deklaroi se e ka klasifikuar vdekjen e 32-vjeçares si vetëvrasje. Ndërkohë ngjarja mbetet mister, pasi pohohet se viktima ishte nisur ta çonte vajzën në kopësht, dhe se ishte grindur me të bijën, e cila nuk pranonte të shkonte atje. Ngjarja mbetet e paqartë edhe për faktin se nuk dihet kush është hedhur e para nga lartësia, nëna apo vajza. Nga ana tjetër, policia bëri me dije se Elona Qirici ishte divorcuar para pesë vitesh, dhe që nga ajo kohë vuante nga çrregullime mendore, për të cilat ishte trajtuar. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)