Polici-FRONTEX,firmoset marrëveshja

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka nënshkruar marrëveshjen me drejtorin ekzekutiv të FRONTEX Ilka Laitinen. Sipas Prençit synimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i bashkëpunimit operacional midis shteteve në fushën e menaxhimit të kufijve të jashtëm. Sipas tij policia shqiptarë do të ketë mundësi me të mëdha bashkëpunimi me vendet e tjera , për shkëmbim informacioni në lidhje me individët të cilët kërkohen nga drejtësia shqiptare. FRONTEX është angjencia e Agjencisë Europiane për Bashkepunim Kufitar. Hyrja në këtë agjenci është në kuadër të integrimit në BE. Gjatë nënshkrimit të marrveshjes drejtori ekzekutiv i FRONTEX Ilka Laitinen është shprehur se shkëmbimi i informacionit mes vendeve që janë pjesë e kësaj agjensie do të japë analiza të qëndrueshme. Ai është shprehur se dhe me parë FRONTEX ka pasur një bashkëpunim të mirë me Shqipërinë dhe policinë kufitare. FRONTEX ka kryer rreth 100 operacione të përbashkëta deri tani, por firmosja e kësaj marrveshje do të bjë të mundur që edhe policia shqiptarë të marrë pjesë në këto operacione. Latinen vlerësoi policinë kufitare shqiptare dhe sqaroi se, analizat e bëra deri tani për ngjarje të veçanta në vitet e fundit nga kjo polici kanë qenë të parametrave të kerkuara nga agjencia që ai përfaqëson.