Gjirokastër, pezullohet mësimi për shkak të motit të keq

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta përfshijnë vendin, "mbërthehen" akset rrugore
Brenda dy muajve të fundit, Gjirokastra dhe rrethinat e saj, janë mbuluar nga reshjet e dëborës. Intensiteti i reshjeve ka qenë më i dukshëm gjatë orëve të natës së martë, ku dhe u panë sinjalet e para përmes temperaturave tepër të ulëta që përfshinë rajonin jugor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, kanë konfirmuar për gazetën SOT se reshjet e dëborës, të cilat janë të dendura në një lartësi mbi 600 metra mbi nivelin e detit, në zonën jugore kanë shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve në komunat malore të Qarkut të Gjirokastrës. "Shembulli tipik i bllokimeve kanë qenë mosfunksionimi i qarkullimit të automjeteve në fshatrat e komunës së Zagories në Gjirokastër dhe Frashërit në Përmet. Në këto fshatra të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 cm", shprehen burimet zyrtare nga Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës. Ndërsa në qytetin e Gjirokastrës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 8 cm. Policia Bashkiake e ndodhur në këto kushte ka marrë masa për disiplinimin e lëvizjeve të mjeteve sidomos në rrugët e kalldrëmta ku qarkullimi është edhe më i vështirë. Ndërmarrja e punëve publike në Bashkinë e Gjirokastrës, ka marrë masa të menjëhershme për hedhjen e materialeve inerte në rrugët e kalldrëmta dhe në akse të tjera dytësore të qytetit. Aktualisht të gjitha rrugët kombëtare të rajonit jugor janë të kalueshme, përveç segmentit rrugor prej 3 km që ndodhet në grykën e Qafës së Muzinës në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Sarandës. Në këtë zonë reshjet e dëborës po bien me intensitet dhe për këtë arsye policia rrugore nuk lejon asnjë drejtues automjeti të qarkullojë pa zinxhirë si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm-kanë pohuar burime policore duke shtuar se deri tani nuk është shënuar ndonjë aksident rrugor dhe kjo justifikohet edhe me dyfishimin e postblloqeve policore. "Pushteti vendor në bashkëpunim me policinë lokale po punojnë për të zhbllokuar të gjitha akset rrugor rurale, por temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës e kanë vështirësuar disi punën e tyre", janë shprehur burimet zyrtare
Pezullimi i mësimit
Procesi mësimor në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të rajonin jugor është pezulluar dje për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës që kanë mbizotëruar në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas kreut të Drejtorisë Arsimore Rajonale, Vasil Muka, pothuajse të gjitha shkollat e mesme dhe 9- vjeçare që ndodhen mbi zonën muze të qytetit të gurtë është pezulluar, për shkak të terrenit të vështirë, pasi shtresa e dëborës nuk lejonte lëvizjen e lirë të nxënësve. "Procesi mësimor është pezulluar edhe në dy komunat e rajonin jugor Frashër (Përmet), dhe Zagorie (Gjirokastër), ku trashësia e dëborës ka kaluar mbi 30 centimetra dhe lëvizja e automjeteve është e vështirë", u shpreh Muka, duke nënvizuar se orët e ngelura të mësimit do të zëvendësohen në fundjavë. Sipas tij, nxënësit e qytetit të Tepelenës dhe Përmetit ka vijuar rregullisht mësimi, pavarësisht dëborës që po mbizotëron në të gjithë rajonin jugor.
*********************************************************************************
Fushë-Arrëz, dëbora bllokon autobusin me 27 fëmijët e qendrës kulturore
Një grup fëmijësh nga Rrësheni të moshës 10-12 vjeç kanë mbetur mbrëmë në mes të dëborës në Fushë Arrëz. Situata ka qenë tejet alarmante, pasi policia nuk mund të çante ortekët e mëdha të borës që kanë zënë rrugën. Mësohet se trashësia e ortekëve është 1 metër, ndërsa reshjet në këtë zonë malore kanë vazhduar të bien me furi gjatë gjithë ditës së djeshme. 27 fëmijët janë ndodhur në të ftohtë dhe pa ushqim, pasi kishin orë të tëra që udhëtonin. Fëmijët bashkë me mësuesit po ktheheshin nga Kosova, por kanë mbetur në mes të rrugës rreth orës 18:00 e ditës së djeshme. Mësohet se ata janë artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Mirditës, të cilët po ktheheshin nga Kosova, ku ishin ftuar për të dhënë koncert në Ditën e Pavarësisë. Fëmijët e moshës 10-12 vjeç ishin pjesë e ansambleve të fëmijëve në një koncert mbarëkombëtar në qendër të Prishtinës. Ata po ktheheshin nga Kosova dëbora e rënë ka bllokuar autobusin, në një largësi 10 km nga Fushë Arrëzi në aksin rrugor Pukë-Mirditë. Kanë qenë prindërit e fëmijëve që të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe autoritetet vendore të Rrëshenit. Kryetari i Bashkisë Rrëshen, Gjon Deda, mori kontakt me drejtuesit e policisë në Lezhë dhe Pukë për të dhënë ndihmën ndaj fëmijëve të bllokuar, ndërsa janë nisur drejt fëmijëve të bllokuar mjete borëpastruese dhe efektiva policore. Mësohet se policitë e dy qarqeve janë vënë në alarm dhe kanë nisur të merren me sigurimin e mjeteve fadroma për të ndërhyrë në drejtim të rrugës ku është bllokuar autobusi. Për këtë ngjarje është vënë në dijeni edhe drejtori i policisë së shtetit, Amet Premçi i cili nga ana e tij ka siguruar për ndërhyrje me të gjitha mjetet në dispozicion në drejtim të vendit ku është bllokuar autobusi me fëmijë. Në veprim janë vënë më pas dhe forcat policore të Shkodrës nga ku janë nisur forca e mjete në disa drejtime për të shpëtuar fëmijët nga ngrica dhe i ftohti. Në kushte normale aksi Fushë-Arrëz - Rrëshen zgjat 2 orë, ndërsa kur rruga është e bllokuar me dëborë koha e udhëtimit është dyfish më e gjatë.
*******************************************************************************
Qafa e Muzinës dhe e Llogarasë, të kalueshme vetëm me zinxhirë
Të ftohtit dhe reshjet e dëborës kanë ardhur duke zgjeruar perimetrin e rajoneve të përfshira në temperaturat e ulëta në Rajonin jugor, ku përfshihen edhe Delvina e Saranda. Të dy qafat që sigurojnë hyrjet në nënprefekturat e Sarandës dhe të Delvinës, qafa e Llogarasë dhe ajo e Muzinës, mëngjesi i djeshëm i ka gjetur të bllokuara nga bora. Është dashur futja në veprim e makinerisë borëpastruese, që rrugët të hapeshin me intervale, për të kaluar makinat e pajisura me zinxhirë. Të ftohtit e natës ka bërë që bora e rënë të shtrojë e të krijojë në shtresë me rreth 40- 60 cm në Llogara e 30- 50 cm në Muzinë. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, makinat dhe autobusët e parë të linjës Sarandë-Tiranë si dhe mjetet private të transportit e autoveturat janë bllokuar në Qafë Muzinë dhe e kanë pasur të vështirë të ngjiteshin në të dy krahët e Muzinës. Për disa orë mjetet borëpastruese nga Gjirokastra dhe Saranda kanë punuar në kushte të vështira për të çliruar rrugën nga dëbora, mandej është lejuar kalimi me zinxhirë. Sektori i qarkullimit të rretheve Vlorë, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër kanë instaluar patrulla shërbimi gatë gjithë ditës për të mos lejuar qarkullimin në drejtim të dy qafave pa zinxhirë. Makinat që dëbora i ka gjetur të papërgatitura dhe të papajisura me zinxhirë janë kthyer mbrapsht dhe nuk janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin në këto akse rrugore.
Situatë e vështirë është paraqitur edhe në portin e Sarandës, për shkak të motit të keq dhe reshjeve që kanë vazhdar të bien për gjithë natën. Me gjithë motin e keq dhe erën e vrullshme ende kapiteneria nuk ka urdhëruar ndërprerjen e lundrimeve, çka do të ishte i treti për këtë vit. Situata paraqitet e vështirë në lartësitë mbi 600 m mbi nivelin e detit, pasi dëbora e rënë natën dhe gjatë ditës ka mbuluar lartësitë mbi këtë kuotë. Vështirësitë ndjehen me shumë në zonat malore si në Komunën e Dhivrit, Leshnicës, Zminecit, Karroqit, Rrëzomës, Markatit, Vërvës, lartësitë e Konispoli, Muzinës, Dhrovjanit etj si për sigurimin e ushqimit të blegtorisë edhe në komunikimin me rrugët lidhëse mes fshatrave. Nga zyra e emergjencave civile deri në mbasditen e të mërkurës nuk ka pasur asnjë rast urgjence, apo rast rreziku për jetën e njerëzve dhe të pasurisë së tyre.
************************************************************
Verilindja riizolohet në disa komuna të thella malore
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë që në orët e natës së martë verilindjen e vendit. Trashësia e dëborës në shumë rajone i ka kaluar 50 cm si në