Gjirokastër, vodhi 2.3 milionë lekë, prangoset 25 vjeçarja
Kishte vjedhur 2.3 milionë lekë në një shtëpi në Gjirokastër dhe jetonte e fshehur në një shtëpi me qira në Laç. Rolanda Daja, 25 vjeçarja e lindur në Tropojë dhe banuese në Kodër Kamëz.u ndalua dje nën akuzën Arrest me burg pasi 2 vjet më parë, në bashkëpunim me Saleo Stojanin, endacak dhe Hysmet Dajën, bashkëshorti i saj, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. B, me banim në Gjirokastër ku kanë marrë një shumë lekësh prej 2.300.000 lekësh të reja.
Kapja e kësaj shtetaseje u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me forcat e policisë së Kurbinit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të Vjedhjes kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Email This Klikime: 2
Email This Klikime: 2