Fier sherr per taksen e mirembajtjes se pallatit vret fqinjin
Një çift është sulmuar me armë zjarri brenda në banesë dhe për autor policia ka shpallur një fqinjin e tyre.Si pasojë e këtij sulmi, Nasi Mema 60 vjeç ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa gruaja e tij Adelina Mema, 53 vjeçe është plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Apollonia" në qytetin e Fierit dhe paraprakisht dyshohet se shkak është një sherr midis autorit dhe administratorit të pallatit. Ky i fundit i ka kërkuar paratë e taksës së mirëmbajtjes autorit Oltion Toro 28 vjeç, kërkesë kjo që ka nxitur një sherr midis tyre deri në përdorimin e armës së zjarrit. Toro ka shkuar në banesën e Memës dhe për pasojë ka plagosur edhe gruan e tij. Hetimet e para të policisëlokale thonë se konflikti midis këtyre personave ka ekzistuar prej disa muajsh, kohë kjo që përkon edhe me periudhën e mospagimit të detyrimeve nga ana e Toros, por megjithatë nuk është besuar se do ishte ky përfundim. Policia e Fierit në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin për autor Oltion Toron.