Ndotja akustike Blloku ne gjume pas ores 2400

Fundjava i ka mbushur rrugët e ish bllokut në kryeqytet, jo vetëm me të rinj të gatshëm për të pritur mëngjesin jashtë, por edhe me efektivë të shumtë të policisë bashkiake, të policisë rrugore dhe inspektorë te Ministrisë së Mjedisit. Duket se më i efektshëm ka qenë aksioni i këtyre të fundit, për të mos lejuar që lokalet dhe baret e kryeqytetit të mbajnë muzikën me volum të larte deri në orët e para të mengjesit. Përsa i përket policisë rrugore, kontrolli vazhdon, por edhe parkimi dysh vazhdon.
Ndërsa për muzikën, ish-blloku duket se i gjeti më në fund ekuilibrat mes qejfit dhe gjumit.
Alfred Deshati, drejtor i Drejtorise së Kontrollit në Ministrinë e Mjedisit, deklaron se nuk ka tolerancë për të kaluar oraret e përcaktuara me vendim qeverie, për ndërprerjen e muzikës.
Sipas Deshatit, për mosrespektim të orarit për ndërprerjen e muzikës, deri tani janë gjobitur 90 subjekte në gjithë territorin e vendit, nga të cilet, 40 në kryeqytet .
Gjobat variojne nga 50-500 mijë lek, për subjektet që nuk respektojnë orarin, masat shkojnë deri në pezullim aktiviteti.
Nisma e qeverisë nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e lokaleve, të cilët jashtë kamerave deklarojne se ky aksion po dëmton biznesin e tyre, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme. Kjo nismë ka gjetur mbështetjen e qytetarëve dhe jo vetëm te familjarëve, por edhe të të rinjve .
Problemi i zhurmave në zonën e ish-bllokut në kryeqytet është një nga shqetësimet më të mëdha për banorët e kësaj zone, por edhe për turistët ditorë të bllokut. Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit deklarojnë se nuk ka një afat për përfundimin e këtij aksioni, ai do të vazhdoje derisa vetë subjektet të sensibilizohen e ta kthehjnë në zakon të përnatshëm respektimin e orarirt për ndërprerjen e muzikës së lartë.