E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shpërthejnë depozitat me solar



FIER - Shpërthejnë depozitat me solar në Fier. Për disa orë ka mbizotëruar alarmi në këtë qytet, pas flakëve të fuqishme në lagjen "Sheq i madh". Zjarri shpërtheu në mesditë në ndërmarrjen private të prodhimit të serës, pranë fabrikës së tullave. Flakët përfshinë dhe një depozitë e 3 bote të mbushur me solar, shpërthimi i të cilave ishte tronditës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur banorë të zonës si dhe janë lajmëruar edhe uniformat blu dhe specialistë të zjarrfikëses, duke shmangur shpërthimin e 3 depozitave të tjera gjigande. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, kjo dhe për faktin se shtëpitë ndodhen larg depozitave. Dyshimet e para nga punonjës lidhen me ndonjë kolpo tensioni në qendrën e transmetimit të energjisë në godinat brenda ndërmarrjes. Drejtori i policisë së Fierit, Mërgim Hoxha pohoi se po hetohen shkaqet, që nga dyshimi për energjinë e deri të siguria teknike e firmës. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›