E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e biznesmenit, i arrestuari hesht



ELBASAN - Autori i dyshuar për ekzekutimin e Saimir Binjakut nuk ka pranuar të flasë për krimin për të cilën ai akuzohet. Axhildo Kashari, 21 vjeç mësohet se ka heshtur para oficerëve të policisë si dhe prokurorit të çështjes. Burime nga policia bënë të ditur se kamerieri i arrestuar nuk po bashkëpunon për zbardhjen e ngjarjes si dhe nxjerrjen e emrave të tjerë si të implikuar në vrasjen e biznesmenit Binjaku. Sipas prokurorisë, në dosjen e tij gjenden përgjimet telefonike, informacione të grumbulluara në rrugë operative si dhe prova të tjera që policia ka mundur të mbledhë që pas vrasjes. 21-vjecari mësohet të ketë kërkuar praninë e një avokati me qëllim konsulencën me të para se të merret në pyetje. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se autori i dyshuar nuk ka pasur asnjëherë konflikte me viktimën. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›