E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, radhe emigrantesh ne kufi

Fluks makinash ne rruget kombetare, por edhe fluks te kthyerish ne pikat kufitare ne Jug te vendit. Rreth 13 mije emigrante jane kthyer ne Shqiperi gjate 24 oreve te fundit nepermjet pikave te Kakavijes, Tre Urave dhe Kapshtices. Ne qarkun e Gjirokastres, gjate fundjaves eshte shenuar nje numer ne rritje i fluksit te levizjes dhe automjeteve krahasuar me ditet e meparshme. "Jane rreth 8 mije emigrante te cilet ne fundjave kane hyre ne Shqiperi nepermjet kesaj dogane", thone burimet policore ne Kakavije. Pas udhetimit te tyre te pare per ne vendlindje per te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, emigrantet kane ndermarre nje udhetim te dyte me destinacion Shqiperine per pushimet verore. Fluksi me i madh i hyrjeve eshte regjistruar ne oret e mengjesit dhe deri ne mesdite, kur fluksi ka ardhur duke u ulur. Fale masave te mara nga te dyja doganat, shqiptare dhe greke, emigrantet nuk kane ndeshur radhe pritje gjate perpunimit te dokumenteve ne sportelet e kontrollit. Aktualisht vazhdon te jete ne fuqi urdhri i Ministrise se Brendshme te Greqise, sipas te cilit emigrantet shqiptare qe jetojne ne shtetin fqinj, kane te drejte te levizin lirshem ne te dyja anet e kufirit prej 19 qershorit, deri ne 15 shtator 2009.

Por fundjava ka shenuar nje rritje te konsiderueshme te numrit te emigranteve dhe ne doganen e Kapshtices. Si pasoje e ketij fluksi, ne oret e mesdites ka pasur radhe ne te dyja anet e kufirit dhe emigranteve u eshte dashur te presin rreth nje ore, per te kryer procedurat e hyrjes. Sipas burimeve zyrtare nga dogana e Kapshtices, ne 24 oret e fundit kane hyre me teper se 4500 persona dhe jane perpunuar mbi 1 mije mjete, numer dy here me i larte se ne ditet e tjera te javes. Edhe pse nga ana e pales shqipare eshte punuar me kater sportele ne hyrje dhe tre ne dalje, perseri nuk eshte bere e mundur shmangia e radheve. Emigrantet thone se u eshte dashur te presin deri ne nje ore, per te hyre ne token tone dhe po kaq edhe kur kane dale nga dogana greke. Komandanti i doganes se Kapshtices Dritan Sheme thote per gazeten "KJ" se ne varesi te rritjes se fluksit te levizjes, do te kete edhe shtim te personelit dhe numrit te sporteleve ne hyrje. Per te shmangur pritjen, Sheme keshillon emigrantet, qe te zgjedhin mbremjen per t'u kthyer ne atdhe, pasi ne keto ore fluksi i levizjes eshte me i vogel.

B. Kore/D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›