E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, socialistët humbin betejën e radhës për Këshillin e Qarkut

21-02-2013 / Gazeta 55

Rrëzohet padia për pavlefshmëri të vendimit të komunës Mbrostar

Socialistët në Fier humbën një tjetër betejë për Këshillin e Qarkut. Padia për pavlefshmëri të vendimit të komunës Mbrostar, ku u shkarkuan anëtarët e PS si përfaqësues të Keshillit të Qarkut, u rrëzua nga gjykata e Fierit.  

Pas një argumentimi që zgjati rreth 40 minuta gjykatësi Skendër Damini shprehu vendimin duke rrëzuar padinë për pavlefshmëri.  

Padia e socialistëve i drejtohej mbledhjes së datës 11 nëntor te vitit 2011 në këshillin e komunës Mbrostar ku u shkarkuan dy anëtarët socialistë të këshillit të qarkut dhe u zgjodhën dy nga “Aleanca për Qytetarin”. 

Tri ditë me parë në gjykatën e Lushnjës socialistët humbën një tjetër beteje gjyqësore për Qarkun. Gjykata vendosi pushimin e çështjes për komunën Rremas, pasi socialistët nuk paraqiteshin në seancat gjyqësore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›