E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, socialistët marrin deputetin e 9

 

FIER/ MAJLINDA RAMA

Partia Socialiste, ashtu siç ishte paralajmëruar nga rezultatet e para, ka mundur të marrë mandatin e fundit në Fier. Partia Socialiste rezultonte me 49 për qind të votave, më pas demokratët me 31 për qind, LSI me mbi 5 për qind, si dhe PDI dhe PR.  Procesi i numërimit të votave në këtë qark është drejt përfundimit, ndërsa surprizat e përshkuan numërimin në orët e vona të mbrëmjes. PDI apo siç njihet ndryshe partia e çamëve ka mundur të sigurojë një mandat deputeti në këtë qark rreth pasdites. Numri i votave të PDI-së është rritur pas hapjes së kutive të votimit me numër 3015 në Fier. Për këtë parti mësohet se kanë votuar edhe një pjesë e mirë e banorëve të Patosit. Sipas të dhënave të marra deri në orën 17:30 të ditës së djeshme numërimi i votave në disa qendra votimi i ka dhënë hov partisë së çamëve, e cila në bazë të rezultateve ka fituar një deputet duke ia hequr këtë Partisë Demokratike, e cila nga 7 që pretendohej të merrte, në bazë të së dhënave të djeshme rezulton të mbajë vetëm 6. Por, rreth orës 23:00, një rritje e votave të PS bëri që mandati i PDI-së të rrëmbehej prej saj. Sipas të dhënave deri në mbrëmje, Partia Socialiste është në avantazh prej 17 % krahasuar me demokratët. Madje, edhe pas numërimit të kutive të mbetura të votimit, ky raport ka shumë pak gjasa të përmbyset pasi, në ato zona të cilat njihen si bastione të djathta numërimi i votave ka përfunduar. Procesi i numërimit të votave në KZAZ-të e Qarkut të Fierit është shoqëruar me një mori problemesh, por këto probleme të hasura nuk kanë rrezikuar mbarëvajtjen e procesit. Ndërkohë, në Lushnjë janë konstatuar probleme në dy qendra votimi. Bëhet fjalë për qendrën e votimit numër 22 dhe atë 23. Në qendrën e votimit numër 23 procesi i numërimit të votave është ndërprerë për disa orë, por ka rifilluar sërish gjatë orëve të mesditës. Ndërsa në qendrën e votimit me numër 23 procesi i numërimit të votave ka mbetur i pezulluar deri në orën 18:00 të ditës së djeshme. Shkak për këtë pezullim të procesit të numërimit të votave në këtë qendër ishte tërheqja e dy komisionerëve të PD dhe PR-së. Procesi është ndërprerë deri në orën 18:00, orë kjo kur dy komisionerët janë paraqitur në qendrën e votimit. Largimi i tyre nga qendra e votimit ka ardhur si pasojë e lodhjes. Më paraqitjen e tyre procesi i numërimit të votave ka rinisur sërish. Sipas komisionerëve të KZAZ-ve koha e gjatë e qëndrimit në qendrat e votimit pa kushtet minimale ka bërë që shpesh herë ata të humbasin durimin çka ka shkaktuar dhe tensione në sallën e numërimit të votave. Sipas të dhënave të deritanishme, PS fiton mandatet për 9 deputetë, mes të cilëve Ruçin, Meksin, Finon, etj., PD 4, ndërsa ta Olldashin, Alibeajn, etj. si dhe LSI për Dritan Priftin.

qarku fier

Aleanca e Ndryshimit

PD    52593 vota
PR    3573 vota
PAA    1699 vota    PDI    4384 vota    PAD    397 vota   
BLD    79 vota
PLL    2642 vota
AMIE    18 vota   
PADS    96 vota
PBK    646 vota

Bashkimi per Ndryshim

PS    79319 vota
PSD    3408 vota
PDS    890 vota   
PBDNJ     513 vota    G99    1111 vota

Aleanca Soc. për Integrim

LSI 9704 vota
PSV 341 vota

Numri zgjedhësve që kanë votuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›