E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, priten fonde për pikat e grumbullimit të mbeturinave

Investimi

“Kusuret” e lumit të Vjosës nuk mbarojnë në Përmet. Shtrati i lumit është kthyer në kosh plehrash edhe në disa pika të tjera në afërsi të qendrave të banimit në Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj. Mungesa e landfilleve, qendrave grumbulluese dhe përpunuese të mbetjeve, është një problem jo vetëm për Përmetin, por për të gjithë qytetet jugore të vendit, Gjirokastrën, Tepelenën, Këlcyrën, Memaliajin, Libohovën dhe të gjitha komunat e këtij qarku. Sipas drejtuesve të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës investimi për ndërtimin e tyre parashikohet të nisë fillimisht nga Gjirokastra. Bëhet fjalë për një investim të huaj nga një kompani italo-austriake, me vlerë 50 milionë euro. Sipas pedagogut të Universitetit “Eqrem çabej”, prof. dr. Lavdim Hasani, gjatë këtyre dy dekadave të tranzicionit ekonomik dhe social, kujdesi për mjedisin dhe trajtimin e mbetjeve urbane në rajonin jugor ka qenë minimal dhe mbetjet urbane mbeten një problem i pazgjidhur ambiental. “Raportet me natyrën janë përmbysur keqas dhe dëmet janë të konsiderueshme dhe ndonjëherë të pariparueshme. Sidomos në kuptimin e bilancit energjetik është konsideruar si ndryshim i padëshiruar në karakteristikat e tokës, ujit, ajrit dhe ushqimit, i cili mund të ndikojë mbi shëndetin e njerëzve dhe gjallesat e gjalla”, ka thënë prof. dr. Lavdim Hasani.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›