Drejtori i Poliklinikës “Urdhri i Ministrit shtoi të siguruarit”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Referimi nuk është i ri si sistem, por ka një hallkë të re si hallka e faturës, e cila i bashkëngjitet rekomandimit dhe librezës shëndetësore. Po kur qytetari është i pasiguruar, a pranohet ai tek mjeku specialist, pa marrë rekomandimin e lagjes, pra vetëm me faturë? Kësaj pyetjeje, drejtori i Poliklinikës nr 3 i përgjigjet: “Nëse është i pasiguruar, normalisht ai është edhe i pareferuar. Domethënë, në këto raste ai duhet të paguaj faturën. Mua qytetari duhet të më vijë me librezë, rekomandimin dhe kartë identiteti apo një dokument tjetër identifikimi me të cilat paraqitet tek informacioni. Këtu kemi bërë një filtër, kemi vënë një roje, gjë që ka bërë të shtohet numri i vizitave të rregjistruara. Në krahasim me vitin e kaluar, kemi një rritje të xhiros ditore të mjekut, nga 8.2 që ka qenë në vitin e kaluar në 8.6 vizita për mjek dhe kjo ka ardhur vetëm në 6-mujorin e dytë, sepse 6-mujori i parë ka qenë pak i çorientuar. Të ardhurat dytësore janë shtuar në krahasim me vitin e kaluar. Në momentin e parë kur na erdhi udhri i ministrit, ne patëm një bum të ardhurash dytësore. Por tani shohim se kjo ka një tendencë rënieje dhe kjo ndodh, jo se është dobësuar filtri, por është shtuar numri i pacientëve, të cilët janë sensibilizuar se duhet të sigurohen. Sepse ata erdhën herën e parë dhe pasi paguan, e kuptuan se duhet të sigurohen. Urdhri për sistemin e referimit, për të rritur numrin e njerëve të përfshirë në Skemën e Sigurimit, i arriti rezultatet e veta.”
Dypunësimi i infermiereve
“Infermieret kur nuk kanë punë, i çoj tek arkëtimi i faturave”
“A ka pakënaqësi dhe përplasje me ata pacientë, që duan të kapërcejnë hallkën- faturë dhe të shkojnë direkt tek mjeku?” Kësaj pyetjeje drejtori i poliklinikës nr 3 i përgjigjet: “Qytetari shqiptar është mësuar që mjekësia është falas. Por në fakt, mjekësia ka një kosto”. “Drejt, drejt, ai mendon ti japë mjekut, diçka më pak se vizita që është shumë e kushtueshme…(aludimi ynë)” “Pikërisht, për këtë gjë, një ndër të mirat e këtij sistemi është shmangia e fenomenit korruptiv. Ne këtë e bëjmë duke forcuar filtrin në kat të parë. Nga dy infermiere në informacion, ju mund të shikoni që janë katër. Përveç kësaj, kam vënë edhe një roje tek dera” thotë drejtor Haruni. “I pamë edhe infermieret, edhe rojen. Dhe pikërisht për këtë duam tju pyesim. Ju duket normale që infermieret kanë lënë mjetet e tyre dhe kanë zënë me dorë paratë duke u shndërruar në arkëtare, ndërkohë që ato duhen për tjetër shërbim në institucion? Në fund të fundit, a nuk i keni nxjerrë jashtë natyrës së profesionit të tyre?” Dhe sa se si përgjigjet drejtori i Poliklinikës nr. 3: “Mmmm, shikoni. Ato nuk janë arkëtare. Njëra nga infermieret është arkëtare, e cila gjithmonë ka punuar si arkëtare domethënë, në strukturën e poliklinikës bën funksionin e arkëtares. Ndërsa infermieret e tjera janë ndihmëse. Në momente të caktuara, që, një shërbim nuk ka punë, ato ndihmojnë arkën. Infermieret e informacionit janë gjithmonë në lëvizje. Po të vini nesër, njëra është e sigurt që do të jetë aty, kurse të tjerat…”
“Nënë Tereza” u pret faturën 30 mijëlekëshe të pasiguruarve që kërkojnë vizitën e profesorëve
Tarifat e shtetit sfidojnë klinikat private
Pacientët nga rrethet, 75 mijë lekë vizita për të mbërritur në QSUT
Nëse deri dje, paguaje një 5 apo 10 mijë lekësh të vjetër nën dorë tek mjeku specialist i spitalit, tani e tutje këto para nën dorë nuk do të kesh luksin ti japësh, sepse fatura zyrtare është kaq e lartë, saqë për mjekun nuk mbetet më gjë. Madje, para se të shkosh në spital, do të kalosh detyrimisht nga mjeku i lagjes. Do të lësh 10 mijë lekëshin e vizitës aty dhe do të kalosh pastaj nga mjeku specialist. Aty do të kesh fatin të marrësh edhe një tjetër faturë me vlerë prej 15 mijë lekësh. Pas kësaj, nëse do të shkosh në spital, atje do të presësh edhe një faturë për vizitë të thjeshtë me vlerën e 30 mijë lekëve. Kjo është vetëm për herën e parë, sepse për çdo rikontroll, prapë do të paguash faturat e mësipërme, ndryshe nga çdo të ngjaste në një klinikë private, ku pasi të kishe paguar përshembull, 20 mijë lekë vizitën e parë, për të dytën do të paguaje zakonisht vetëm gjysmën. Nëse nuk banon në Tiranë, do të kalosh nga spitali rajonal ku fatura e vizitës është 20 mijë lekë të vjetra. Por nëse do tju dërgojnë për konsultë në qendrën spitalore me emrin e bamirëses më të madhe të globit, “Nënë Tereza” do tju faturonte pas 20 mijë lekëshit të spitalit rajonal, 30 mijë lekëshin e saj. Për një të pasiguruar, sidomos nga rrethet, kur të mbërrijë profesorin e spitalit në Tiranë vetëm fatura e vizitave do të ketë shkuar 75 mijë lekë të vjetra.
Mos u frikësoni. Ky është vetëm fillimi. Vetëm injeksionet janë në të njëjtën vlerë me pazaret e mëparshme. 1500 lekë të vjetra për çdo injeksion venoz, muskular etj. Po të kesh një kurë të zgjatur, është më mirë të mësosh të bësh vetë injeksione.
Për analizat dhe ekzaminimet tarifat jepen në katergori sipas llojit të ekzaminimeve. Kështgu, ekzaminimet radiologjike variojnë nga 3000 lekë më e lira, si p.sh. rëntgenografitë e ndryshme në një projeksion, deri në 25 mijë gjthnjë të vjetra, si rasti i kolposkopisë. Shumica e ekzaminimeve të këtij grupi kushtojnë 5000-10 000 lekë. Madje, edhe mamografia për të cilën ka politika shtetërore, ka një tarifë prej 10 minë lekësh.
Por, më shumë do të kripësohen ata që kanë nevojë për ekzaminime endoskopike të cilat kushtojnë nga 45 mijë lekë. Në përgjithësi, një pjesë e analizave të laboratorit klinik-biokimik kanë tarifat më të lira, mesatarisht 3000, por ka edhe një grump të dytë analizash (grup i madj) që varion tek 15 mijë lekët. Kaq kushton një analizë hormonale e Testosteronit. Edhe në shërbimet e tjera, çmimet e analizave dhe ekzaminimeve variojnë nga 3 mijë lekë, në 20 mijë lekë sip është EKO kardiake. Shumica e analizave për sëmundje seksualisht të transmetueshme variojë në 10-15 mijë lekë (herpes, kandida, klamidia, trikomonas, anti HIV) etrj. Citpologfitë kushtojnënga 25 mijë ndërsa biopsitë e të gjithz llojeve nga 30 mijë. Lista tarifore është shumë er gjatë, për ta mbyllur, ekzaminimet e laboratorit Citologjik të gjitha llojet variojnë nga 45 në 50 mijë lekë të vjetra. Sikurse shprehet një mjeke, i pasiguruari, kur të marrë rrugën për tu kuruar, të bëjë gati një 100 mijë lekësh, ndërsa pot ë ketë punë nga spitali, fatura nuk dihet se sa e fryrë do të dalë.
Brenda kësaj paraqitjeje është e kuptueshme, përse është shtuar numri i personave që hapin librezë shëndetësore. Tashmë nuk ka më alternative të lira. Edhe nëse në shërbimin ambulator mund të zgjedhësh privatin, në shërbimin terciar do të trokisje në spitalin e pakonkurrueshëm të shtetit.
Larg mjekut!
Erdhi dita që më të varfrit të mbeten pa shërbim shëndetësor
Me një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë që mban datën 26.10 2009, me numër 559, kanë hyrë ë fuqi tarifat e reja të shërbimeve mjekësore në të trija nivelet; ambulator, klinikë specialitetesh dhe spitalor. Në këtë urdhëresë minstrore që mban firmën e ministrit aktual, Petrit Vasili, mjekësia shndërrohet përfundimisht në një aktivitet fitimprurës, ku nuk ka më hapësirë për politika sociale. Përpara se të ofrojmë “menunë” e çmimeve, ne po japim këtu tekstin e Urdhrit në fjalë: “Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.527, dt. 01.11.1993” Për përcaktimin e çmimeve në sistemin shëndetësor shtetëror” si dhe në urdhrin nr. 116, dt. 30.03.1999 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave dytësore në institucionet shëndetësore”, urdhëroj: 1. Aplikimin e tarifave për shërbimet mjekësore që ofrohen ndaj pacientëve, sipas listës bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Drejtoritë e institucioneve shëndetësore të afishojnë listën e tarifave në vende të dukshme në ambientet ku ofrohen shërbimet mjekësore si dhe të marrin masat për zbatimin e këtij urdhri. Urdhrat nr.418, dt. 23.12.2003 dhe nr. 10, dt. 17.1.2005, shfuqizohen. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”.
Siç shihet edhe nga kjo urdhëresë përdoret emërtimi “…sistem shëndetësor shtetëror”. Në fakt, a janë tërësisht shtetërore poliklinikat e specialiteteve dhe qendrat shëndetësore të lagjeve? Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 9 por edhe kolege të saj, thonë se nuk mund të quhen më tërësisht shtetëror. “Ne jemi me gjysmëvetëfinancimi”, thotë ajo. Edhe paga nuk jepet tërësisht nga ISKSH. Një pjesë e pagës (15%) dhe e nevojave të qendrës duhet të përballohen nga të ardhurat tona dytësore.” Sidoqë të quhen apo vetëquhen ambulancat e lagjeve dhe të specialiteteve, pavarësisht nga pronari i godinës, financuesi i aparaturave, i pagave, etj. një gjë është e dukshme: Shëndetësia jo vetëm që nuk është falas, por nuk është as më pak dhe as më shumë, një shërbim shumë i kushtueshëm, të cilin duhet ta blesh. Nëse nuk ke mundësi ta blesh, në formën e sigurimit apo në formën e faturës, atëherë nuk mund ti afrohesh më mjekut!
Tarifat për shërbimet shëndetësore
Vizita tek mjeku specialist në poliklinikë 1500 lekë
Vizita tek mjeku specialist në spitalet e rretheve 1500 lekë
Viyita tyek mjeku specialist në spitalet rajonale 2000 lekë
Vizitë tek mjeku specialist në spitalet universitare 3000 lekë
Mamografia 1000 lekë
Fibrogastroskopi 4500 lekë
Gjak komplet 500 lekë
Urin komplet 200 lekë
Hemokulturë 1500 lekë
Urokultura 800 lekë
Spermokultura 800 lekë
Provat funksionale respiratore 1500 lekë
EKG 500 lekë
Prova ushtrimore e biçikletës 1200 lekë
Kryerje cirkumcizio (mikrokirurgji) 5000 lekë
Shpimi i bulave të veshit 800 lekë
Kosto totale aborti 5000 lekë
Komplekset immune qarkulluese 1000 lekë
Kariotip prometafizik me banda të ndryshme 5000 lekë
EEG e kompjuterizuar 1500 lekë
Grup gjaku 500 lekë
(Këto tarifa janë përzgjedhur prej nesh, duke marrë një përfaqësi tarifash më të lira, të mesme dhe më të shtrenjta. Tarifat janë në lekë të reja).
Ky lajm është publikuar: 19/01/2010