E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Në korrupsionin me shitblerjen e energjisë, të implikuar njerëzit e BerishësNga TemaPartia Socialiste përsëriti dje faktet që implikojnë qeverinë Berisha në përmbytjet që ndodhën në rrethin e Shkodrës. Deputeti Taulant Balla tha se gjithçka

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Balla: Në korrupsionin me shitblerjen e energjisë, të implikuar njerëzit e BerishësNga TemaPartia Socialiste përsëriti dje faktet që implikojnë qeverinë Berisha në përmbytjet që ndodhën në rrethin e Shkodrës.
Deputeti Taulant Balla tha se gjithçka është bërë për të bërë korrupsion me shitblerjen e energjisë. Balla tha se në këtë aferë janë të implikuar njerëzit e afërt të Berishës.
“Ka vetëm një arsye se pse u përmbyt Shkodra: korrupsioni me blerjet dhe shitjet e energjisë, ku janë të implikuar njerëzit më të afërt të Sali Berishës.
Ka katër indikatorë që përcaktojnë vendimmarrjen në çdo kaskadë hidroenergjitike: Moti: reshjet dhe temperaturat; prurjet; prodhimi; shkarkimet. Çfarë ka ndodhur në kaskadën e Drinit?
KESH kishte informacion të plotë që në dhjetëditëshin e fundit të dhjetorit dhe dhjetëditëshin e parë të janarit do të kishte reshje, do të kishte temperatura pranverore që shkrijnë dëborën e maleve.
Sipas parashikimit të motit të datës 20 dhjetor, temperaturat në datën 23 në Kukës dhe Shkodër do arrinin në 15 gradë celsius, temperatura të mjaftueshme për të shkrirë sasi të mëdha dëbore. Autoriteteve kompetente u mjaftonte vetëm të shihnin motin në televizor, njësoj si gjithë shqiptarët e tjerë, për të kuptuar se në ditët në vijim prurjet në kaskadën e Fierzës do të rriteshin ndjeshëm. Por ministri përgjegjës, Dritan Prifti, ndoshta ndiqte parashikimin e motit në Turqi, ku do të shkonte me pushime, e jo në veri të vendit, ku pas pak ditësh do të ndodhte katastrofa.
Ashtu siç pritej, ngritja e temperaturës shkriu dëborën, dhe kësisoj brenda katër ditëve prurjet në Fierzë u trefishuan. Parashikimi i motit tregonte se në datën 23 dhjetor temperaturat do të rriteshin duke shkrirë dëborën, dhe pikërisht në datën 23 dhjetor prurjet në Fierzë arritën në 731m3/sekondë nga 262m3/sekondë që ishte katër ditë më parë”, - tha Balla.
Deputeti socialist sqaroi se, edhe pse kishte nisur trefishimi i prurjeve në Fierzë, qeveria vendosi të ulë me disa herë prodhimin e energjisë.
“Këtu kanë hyrë në lojë interesat e Familjes kryeministrore, sepse, në një kohë që prurjet trefishohen, ulet me katër herë dhe pesë herë prodhimi i energjisë.
Një qeveri e përgjegjshme dhe e aftë, duke parë shtimin e prurjeve dhe kalimin e normës së lejuar në digat e vendit, do të kishte nisur menjëherë prodhimin e energjisë. Por kjo nuk ndodhi me qeverinë e votave të vjedhura të Sali Berishës.
Pasi injoroi me dashje parashikimin e motit, kur prurjet në Fierzë u trefishuan, prodhimi i energjisë u ul të paktën katër herë, siç tregojnë shifrat e tabelës. Në vend që uji të shkarkohej duke prodhuar energji, Sali Berisha dhe Dritan Prifti vazhdojnë të mbledhin edhe më shumë ujë, duke ulur prodhimin e energjisë, ndërkohë që vazhdonte importi.
Vihet në rrezik siguria e digave dhe më pas uji i miliona eurove energji kthehet në tmerrin e mijëra banorëve të Shkodrës.
Pra, e thënë shkurt dhe qartë, Sali Berisha dhe Dritan Prifti kanë ulur me qëllim prodhimin për përqindjet e tenderëve të blerjeve të energjisë.
Kjo është e vërteta e përmbytjeve. Shkodrën nuk e mbyti Zoti, po robi Sali”, - tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›