Fier, vetëm një ortoped për 80 mijë banorë
26/02/2009 Prej dy vjetësh kërkesë për specialist tjetër, asnjë përgjigje. Pacientët, në radha pafund
FIER- Rreth 80 mijë banorë të qytetit të Fierit si dhe mijëra të tjerë të këtij rrethi kanë vetëm një specialist ortopedik. Banorët e këtij rrethi zënë radhë me ditë për të pasur një vizitë tek mjeku specialist, ndërsa shumë prej tyre udhëtojnë drejt Tiranës, pasi shkurtojnë më shumë kohë.
Absurdi
Ka më shumë se dy vjet që shërbimi ortopedik në spitalin e Fierit kryhet vetëm nga një mjek. Në këto kushte çdo mëngjes pranë dhomës së ortopedit të spitalit rajonal të Fierit, ku shërben mjeku Kristaq Babe mblidhen dhjetëra të sëmurë. Shumë prej tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente, por një mjek nuk ka se çfarë të bëjë. Gjithsesi aty të gjithë që mbajnë radhën kërkojnë shërbime të ndryshme të karakterit ortopedik. Sipas mjekut, kjo gjendje dihet edhe nga drejtoria e spitalit prej shumë vitesh. Janë bërë kërkesa të vazhdueshme pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por deri më sot kjo ministri nuk ka dërguar asnjë mjek për t’u ardhur në ndihmë pacientëve me probleme ortopedike. Ndërkohë në Fier ka patur dhe raste të shumta sidomos aksidente automobilistike, të cilët kanë pësuar trauma ose fraktura të ndryshme në trup që kërkonin ndërhyrje kirurgjikale, por nga një mjek që ka ky spital nuk mund të përballohet.
Kërkesa
Para dy vjetësh në këtë spital ka pasur tre specialistë ortopedë, por ata u larguan dhe nuk janë zëvendësuar edhe pse janë dërguar shkresa zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë nga institucion nuk ka mbërritur asnjë e dhënë nëse do të plotësohet numri i specialistëve të kërkuar për një rreth me kaq shumë banorë sa Fieri. Shumë prej pacientëve të ortopedit të vetëm në spitalin e këtij qyteti ankohen për orët e gjata që duhet të presin për një vizitë, pasi radhët janë pa fund. Shumë prej tyre vijnë e shkojnë pa përfunduar vizitën e nevojshme, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk reagojnë. Drejtoria e spitalit deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë, së paku kështu thuhet nga një mjek specialist ortoped, ndërsa askush nuk kujtohet për të plotësuar grupin e personelit ortopedik në këtë qytet dhe janë pacientët ata që duhet të durojnë dhimbjet ose të mbeten sakat për gjithë jetën.