Fier, vodhën lokalin, arrestohen 2 adoleshentët
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy adoleshentë, të cilët pas marrjes së gjurmëve të gjetura në vendngjarje kanë rezultuar se janë autorë të vjedhjes së një lokali në Patos. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit pohuan për mediat se kanë vënë në pranga shtetasit A. K dhe A. Xh., pasi akuzohen se kanë vjedhur lokalin "Visar", i cili ndodhet në rrugën kryesore të qytetit Patos.
Po sipas të njëjtave burime mësohet se patrulla e policisë së postës në Patos ka parë në tarracën e lokalit rojën e tij, i cili pasi kishte pikasur vjedhjen e lokalit po qëndronte deri në ardhje të pronarit. Në kohën që ka kaluar patrulla policore, ai ka kryer njoftimin. Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve që kanë zbuluar gjurmë të lëna nga vjedhësit, policia ka kryer edhe ndalimin e dy adoleshentëve, të cilët janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit.
Email This Klikime: 8
Email This Klikime: 8